Shqipëria nuk kishte qenë e lirë. Kishin festuar me harbim verbërisht të gjithë më datën 28 nëntor të vitit 2012. Vepruesit dhe kultivuesit e drogës në Lazarat kishin qenë pushtuesit e saj. Madje vetë mos ndërhyrja e policisë dhe e forcave speciale ishte njëfarë bashkëpunimi me këta pushtues.
Shpresojmë që tani Shqipëria të çlirohet. Në mos të çlirohet krejtësisht, të paktën pushtuesit t’i ketë nën kontrollë. Shpresojmë që botëkuptimi lazarasian të hiqet jo vetëm prej në Lazarat, por prej në qeveri, kuvend, gjyqësi, ministri, polici, ushtri, arsim, shëndetësi e në përgjithësi të hiqet qafe kjo mendësi prej përditshmërisë së shoqërisë, sepse panorama në Lazarat nuk është gjë tjetër, pos një rrezatim i institucioneve që i përmenda më lart.
Burimi: Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: