Skip to main content

Koferi i Konicës - Ag Apolloni - Analiza

Ky nuk është libër me analiza, por një lloj përmbledhje reflektimesh që kanë dalë prej leximeve dhe dyshimeve të mia. Pak a shumë, një koleksion konstatimesh që kam mbajtur nëpër margjina librash gjatë leximit të letërsisë shqipe, nga fillimi i saj deri sot. Jo analiza, jo recensione, por thjesht refleksione mbi ato që unë i kam konsideruar probleme esenciale.
 

Titulli "Koferi i Konicës" i referohet arbitraritetit vlerësues të Faik Konicës, i cili themeloi kritikën shqipe. Konica, duke qenë i familjarizuar me letërsinë moderne në botë, vriste mendjen shpesh se si do të mund të bëhej letërsia shqipe pjesë e letërsisë europiane, apo edhe botërore. Lexonte, analizonte, selektonte, por nuk mund ta mbushte as një kofer të vogël me libra, që do t’i bënin ballë vlerësimit të tij krahasues. Qëllimi i Konicës ishte t’i gjente ato vepra shqipe që mund të lexoheshin edhe në kohën e tij nga njerëz me kulturë si të tij. Si kritik që shquhej për një kulturë më të madhe se ajo e shkrimtarëve të cilët i kritikonte, ai nuk e gjente kënaqësinë e leximit në veprat shqipe për shkak të shijes së formuar nga kryeveprat botërore, të cilat i merrte si pika krahasimi për ta kuptuar se ku jemi ne.
 

Diçka të ngjashme për nga arbitrariteti, në letërsinë botërore e ka bërë Ezra Pound, i cili, duke provuar të gjejë fondin e artë të letërsisë botërore, nga gjithë letërsia greke sugjeronte të lexoheshin vetëm epet e Homerit dhe nja pesë-gjashtë faqe të Safos, nga letërsia romake vetëm pak prej Ovidit, nga Mesjeta ndonjë ep dhe ndonjë poezi trubadurësh, nga italianët nja tetëmbëdhjetë poezi të Cavalcanti-t dhe Komedia hyjnore e Dante-s, kurse për letërsinë angleze thoshte se librat më të mirë të saj janë përkthimet.
 

Konica dhe Pound-i nuk kërkonin zhdukjen e librave, por provonin të krijonin zonën e dorës së parë dhe zonën e dorës së dytë. Ata nuk mendonin se në zonën e dorës së parë mund të bënin pjesë të gjithë autorët dhe librat tashmë të konsideruar klasikë. Kështu, koferi si koncept selektues nënkupton një reduktim të madh të klasikës. Krejt librat që nuk futen në kofer, janë pjesë e zonës së dorës së dytë, që gjithsesi është e nevojshme për ekzistimin e secilës letërsi kombëtare.
Pra, libri, për nga titulli dhe fryma, mund të shihet si një homazh për Konicën dhe si një miratim për modelin e Pound-it, vlerësimet e të cilëve shkaktuan debate të mëdha, ato të të parit në nivel kombëtar, ato të të dytit në nivel ndërkombëtar.
 

Prandaj, gjatë përgatitjes së këtij libri, kam pasur dilemën për vënien e titullit: "Koferi i Konicës", apo "Paradigma e Pound-it". Por, pasi këtu trajtoj letërsinë shqipe, vendosa për titullin e parë.
A. A.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more