Kush e hëngri mjaltin?
Kush e hëngri mjaltin
te zgjoi me bletë,
më mirë të ngrihet,
ta pranojë vetë.
Këto thosh ariu
në pyll në kuvend.
Kafshët s'pipëtinin,
rrinin si mbi gjemb.
Ju vjen turp të flisni
juve, mor të gjorë?
Po kur e përlatë,
nuk ju erdhi zor!?
E ç'të flisnin kafshët,
gjithçka dukej sheshit:
ariu qe mbushur
me miza pas veshit...
Lexo edhe:
Kush e hëngri mjaltin
te zgjoi me bletë,
më mirë të ngrihet,
ta pranojë vetë.
Këto thosh ariu
në pyll në kuvend.
Kafshët s'pipëtinin,
rrinin si mbi gjemb.
Ju vjen turp të flisni
juve, mor të gjorë?
Po kur e përlatë,
nuk ju erdhi zor!?
E ç'të flisnin kafshët,
gjithçka dukej sheshit:
ariu qe mbushur
me miza pas veshit...
loading...
Lexo edhe: