Ese : Ku shkoi të ftohtit
Koha e të ftohtit është larguar.
Veriu më nuk e ka fuqinë e vet të trishtueshme siç e kishte gjatë dimrit të acartë.
Tash fryn një erë e lehtë e ardhur nga jugu,të cilën e kanë sjellë dallëndyshet...
Tash fushat dhe livadhet janë mbushur gjelbërim.
Zogjtë i kanë mësuar këngët më të reja dhe me cicërimën e tyre mbushin gjallëri tërë kopshtijet dhe drunjtë e lulet në male.
Zëri i tyre jehon hareshëm.Të ngazëllen.Të mbushë përplot jetë dhe gjallëri.
Lulet e derdhin aromën e tyre dhe dritaret e mbyllura tash rrinë hapekrah dhe fusin në brendi aromën e luleve.
Është një bukuri që nuk përshkruhet lehtë...
Fëmijët dhe pleqtë që ishin më të ndiejshëm gjatë stinës së bardhë të dimrit tash pyesin:
-Ku treti të ftohtit.Në cilin vend ka shkuar ?
Era pranverë po vjen...
Shkruar nga: Leonis Dobrunaj - Carrabreg
hartim per pranveren,ese per pranveren,pranvera hartim,ese pranvera,shkrime per pranveren,ese e bukur per pranveren,pranvera ese shqip
loading...
Lexo edhe: