Skip to main content

5 armët më shkatërruese të ushtrisë amerikane

 5 armët më shkatërruese të ushtrisë amerikane

Ushtria e SHBA-ve ka pranuar se ka dizajnuar bombën e cila është 1.000 herë më e fuqishme se bomba që është hedhur në Nagasaki dhe atë bombë e quajnë „Fat Man“.

Ushtria e Shteteve të bashkuara të Amerikës është një ndër fuqitë më të mëdha në botë, është superfuqi dhe për njeriun e thjeshtë mbase është vështirë të supozohet dhe të paramendohet se me çfarë armësh ata shërbehen në luftimet që i dëgjojmë çdo ditë. “Business Insider” sjell listën e armëve më efektive në arsenalin amerikan, ndërsa ju bëjmë me dije dhe ju zbulojmë edhe atë se cila armë është e para ndër ato pesë (5) armët më shkatërruese.

1. MOP bomba - Në vendin e parë me meritë është bomba masive penetruese, e rëndë kagti 14.000 kg. Në vete mund të posedojë 2.5 mijë kilogram material me cilësi të lartë shpërthyese. Kjo është bomba më e madhe e këtij lloji në botë dhe vetëm disa aeroplanë janë të aftësuar ta bartin këtë ngarkesë. Shkurtimisht e quajnë “MOP bomba” (Massive Ordnance Penetrator), dhe besohet se kjo do të jetë faktor kyç në aspektin e kërcënimeve bërthamore – nukleare të Iranit.

 

2. Bomba atomike – Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka pranuar po ashtu se ka disajnuar

bombën që është 1.000 herë më e fuqishme se bomba që është hedhur në Nagasaki, dhe e quajnë „Fat Man“ (në përkthimin e lirë “njeriu i trashë'). Ka një peshë prej 5.000 kg dhe teknika për përdorimin e kësaj bombe është paramenduar shumë thjeshtë, që të jetë e gatshme në rast nevoje për sulm. As nuk duam të dimë e as të paramendojmë se çfarë mund të ndodhë nëse kjo bombë përdoret.

3. Aeroplanbartësi i bazuar në përdorimin e energjisë bërthamore-nukleare

Ky aeroplanbartës mbase më shumë ka bërë për paqe se sa për luftë, pohojnë analitikët ushtarak, dhe supozohet se stabilimentet e posaçme të këtij aeroplanbartësi i shërbejnë ushtrisë amerikane kudo që janë dhe sa herë u duhet. Kjo është e mundur edhe për shkak se shumë qytete të mëdha nëpër tërë botën ndodhen pikërisht në breg të detit dhe “USS Eisenhower” ka edhe “Starbucks” të veçantë që 5.000 anëtar të ekuipazhit-ushtrisë amerikane të ketë mundësi ku të pinë një kafe.

4. Nëndetset bërthamore Ohio Class

Janë të rënda ndërmjet 16 dhe 19 mijë tonë, dhe këto lloj nëndetëse janë pozicionuar në pozitën e katërt ndër armët më shkatërruese të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Munden të bartin peshë-ngarkesë të përbërë prej torpedove-silurëve, bombave bërthamore-nukleare dhe bombave të tjera dhe natyrisht edhe ekuipazhin. Edhe më tutje një ndër armët kryesore të mbrojtjes së Amerikës, sepse ndalon edhe paramendimin e ndonjë armiku potencial të SHBA-ve në rast të sulmit tokësor, nuk do të mund të mbrohet nga deti..

 
5. Aeroplani ushtarak “AC130H Spectre Gunship”

Radiusi, largësia e fluturimit është 4.000 km dhe me 61 tonelatë peshë, e bënë këtë aeroplan një nga aeroplanët më të fuqishëm dhe atutin kryesor të ushtrisë amerikane. Mundësia e tij për të sulmuar ose për të çrregulluar planet e ushtrisë së armikut prej mbi 1.000 ushtar e kanë bërë këtë aeroplan “legjendë ndër forcat ushtarake në botë”. Po ashtu, të gjitha aksionet që ndërmerren me këtë lloj aeroplani pa kurrfarë probleme mund të realizohen edhe gjatë natës sepse ka sistemin më të mirë të sensorëve për kërkim të caqeve-cakut. (INA)
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more