Skip to main content

KUR RAMAZANI NEGLIZHOHET



Një pjesë e shoqërisë kanë zgjedhë t’i përkushtohen mu në këtë muaj të bekuar televizorit e kompjuterit, rrjeteve sociale si facebook, twitter etj, ndërsa qoftë edhe një natë të vetme nuk i mbyllin këto mjete që ia lodhin e skuqin sytë, për t’u freskuar me abdes e namaz nate që do t’ia hapte gjoksin e pushonte sytë.
Hapë televizorin dhe shikon seriale të ndryshme, filma etj, sikur të mos ishte për të Ramazan!!!
Nuk hapë as mus’hafin e as nuk falet natën, sikur të mos ishte për atë Ramazan.
Sa hap e mbyllë sytë ikën Ramazani dhe e dëgjon duke thënë: po shpejt ka kaluar ky Ramazan.
Mirë, na trego pse të të pres ty Ramazani kur ti nuk e shfrytëzon atë, pse mërzitesh për mysafirin që nuk i ke bërë asnjë nderë, pse e pse?!!! A je mashtrues i vetes ti! A logjikon ti! A din të dallosh të mirën nga e keqja?!
Pse ke qëndruar 30 ditë kot, kur ti nuk je krijuar të qendrosh kot, por për të adhuruar Allahun e Lartësuar?
Shumë njerëz kanë shpresuar të arrinë këtë Ramazan, por iu janë lidhur këmbët dhe kanë kaluar në botën tjetër. Pse ia lidhë vetes këmbet duke qenë gjallë?
A thua a do ta pritnin Ramazanin ata sikurse ti, apo do ta shfrytëzonin në maksimum? Po ti sikur të ishe në vendin e tyre si do të veproje?
Pse nuk ndalesh të mendosh se një ditë do te vdesësh edhe ti si gjithë të tjerët.
Pse nuk e pyet veten a je bërë gati për udhëtimin e gjatë?
Pse nuk e pyet veten a ke më shumë punë dhe fjalë të mira apo te këqia.
Pse nuk e pyete veten, a thua pse këta njerëz mundohen më shumë gjatë muajit të Ramazanit?
Shfrytëzoje këtë Ramazan sepse ndoshta mund të jetë i fundit. Shfrytëzo këtë rast të artë që të është dhënë nga Allahu i Lartësuar.
Shfrytëzoje para se të pendohesh, kur nuk do të bënë më dobi asgjë.
Mblidhi forcat dhe vendos të ndryshosh për të mire, dhe të kapësh këto ditë të mbetura të Ramazanit. Ende ka kohe, mëshiroje veten dhe nxito në punë të mira.
Kapu fort për karvanin e të penduarve dhe mos harro se dyert e e pendimit jane hapur për çdo njeri.
O Allahu ynë! Bëje këtë Ramazan muaj ndryshimi për ne. Një shans për të shtuar veprat e mira dhe largim nga punët e këqia.

Përgatiti: Hoxhë Valdet Kamberi
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more