NAIM FRASHËRI-DRITËRO AGOLLI
Vargjet e tua me thërrimet e dheut janë përzierë
Dhe na duket sikur me qenien tonë janë shkrirë,
Se i kemi thithur mes qumështit, frutave, erës
Dhe në burime me ujin i kemi pirë.
Çdo rrokje e varg e poemë është rritur
Tok me lisat e gjatë e me barin në gurë
Dhe në kurorat e pishave është ngjitur
Dhe, si në pisha, s’humb blerimi kurrë.
Ti, si bujk i mirë, lërove arën e fjalëve,
Arën e fjalëve të stërgjyshërve mbetur djerrë,
Mbuluar nga barëra të liga maleve;
E lërove që djerrë mos mbetej asnjëherë...
Ish punë e vështirë plugimi i asaj are.
Fjalë të tjera frymën ja merrnin fjalës stërgjyshërore,
Po ti gjoksin ja vure përpara
Dhe rrënjët gremit të hidhur ja nxore.
Dhe tek lëroje këtë arë në vapë e në shqotë,
Gabove kur the se perëndia na qenka kudo: në lulet e lisat,
Pse s’the që vargjet e tua do të ishin kudo: në tokën e ngrohtë
Në lulet, në barin, në plisat.

Dhe na duket sikur me qenien tonë janë shkrirë.
Rrugën marrin në male e në buzë i mbajmë ngaherë:
“ O malet e Shqipërisë!...”

loading...
Lexo edhe: