Skip to main content

Njeriu që e bëri të qeshë një mbretëri

Një ditë, pasi u largua nga vendi i tij, ku nuk kishte mbetur njeri pa mësuar të qeshë, shakatari u nis nëpër botë të takonte njerëz që mund të kishin nevojë për të. Kutinë me pluhurin magjik me vete, trastën në shpinë dhe ec e ec na sheh së largu një vend me re të zeza.

Vendosi të kthehej aty e të shikonte ç'bëhej. Rrugës takoi shumë njerëz. E përshëndesnin, por asnjërit s'i qeshte buza, njëri më i zymtë se  tjetri. Më në fund nuk iu durua dhe pyeti njërin prej tyre:

- Pse të gjithë njerëzit që takoj rrugës janë të zymtë? Burri vetullngrysur iu përgjigj.

- Ke ardhur në vendin ku njerëzit kanë harruar të qeshin

- Si kështu?! - Ç'ka ndodhur?!


- Shumë vite më parë, kur ka sunduar gjyshi i mbretit të sotëm. Ai pati ndaluar të qeshurën me ligj. Që atëherë asnjeri nuk qesh dot në këtë vend.

- Mirë, po mbreti juaj pse nuk e ndryshon këtë ligj?

- Mbreti ynë i zymtë?! Ai e ndjen veten aq fatkeq, sa zor t'i qeshë fytyra ndonjëherë, jo më të ndryshojë ligjin. Meqë është vet fatkeq, nuk do që njerëzit e tjerë të qeshin.

- E kuptova, - tha shakatari...

Ai mendoi se e vetmja rrugë shpëtimi është që ta bënte vetë mbretin për të qeshur. 


Prandaj, pa thënë asgjë, nxori nga xhepi një grusht pluhur dhe ia hodhi mbretit përsipër me shumë mirësjellje. Shprehja e fytyrës së mbretit ndryshoi përnjëherësh.

Vetullat e ngrysura iu drejtuan, buza iu përvesh pak sipër dhe filloi të qeshë. Qeshi e qeshi me orë të tëra duke i lënë të habitur të gjithë oborrtarët e pallatit që e ndoqën këtë skenë me buzë në gaz... Mbreti kërkoi pak nga pluhuri magjik.

- Do të të jap të gjithë arin e thesarit tim si shpërblim, - i tha shakatarit.

- Nuk ka nevojë më për këtë, - ia ktheu shakatari. Pasi të mësosh të qeshësh dhe të duash me gjithë shpirt të qeshësh, nuk ke nevojë më për këtë pluhur.

- Të hiqet ligji që ndalon të qeshurën!- urdhëroi mbreti. Njerëzit të jenë të lirë të qeshin.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more