Skip to main content

Përralla -E bija e mbretit dhe trëndafilat

Ishin një mbret dhe një mbretëreshë. Ata kishin një vajzë të vetme. Ajo ishte e bukur, e mençur dhe aq e gëzuar, sa qeshte ditë për ditë më shumë herë sesa kokrra ka shega.

Pallati i mbretit tundej nga e qeshura e princeshës. Qeshte shumë, por qeshte bukur. S'kishte një të qeshur të marrë e të sëmurë, po një të qeshur të re e të dashur.

Por një ditë, vdiq mbretëresha dhe princeshës iu vrenjt pak buza. Një natë, vdiq edhe mbreti dhe princeshës iu pre gazi. Dhe pak kohë më pas i ra zjarri pallatit dhe e dogji. Princesha e vogël, e varfër dhe e vetme, ndjeu për të parën herë trishtimin.

Me zemër të fryrë nga psherëtimat, e bija e mbretit u vesh si fshatare, mori një shkop në dorë dhe doli nga dheu i babait të vet duke qarë.

Loti i parë që derdhi, mbiu mbi dhe menjëherë një rrënjë trëndafili, i gjatë, i bukur e me degë shumë. E kudo që derdhte lot princesha, mbinin trëndafila. Ngaqë të qarët e saj s'kishte pushim, e të ecurit e saj s'kishte qën- drim, trëndafilat mbinin në të katër anët e botës.

Një ditë princesha, e lodhur dhe e trishtuar më tepër se ditët e tjera, arriti në qytet të Ispahanit, në Persi. Atje qëndroi në një gur dhe qau tri ditë, e prandaj Ispahani është qyteti ku janë trëndafilat më të bukur të botës.

Në fund të ditës së tretë, princesha e mjerë vdiq dhe trupi i saj u shndërrua në një trëndafil, degët e të cilit dolën më sipër se gjithë të tjerët. 


perralla per trendafilat,trendafilat perralle, prralla per trendafilat,trendafili perralle shqip
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more