Skip to main content

Përalla- Dy vëllezërit

Një grua e ve kishte rritur dy jetimë. Ata jetonin në varfëri të madhe dhe nëna i rriste me vështirësi. Pasi u bënë 7-vjeç, ajo i çoi të punonin me rrogë si barinj te një i pasur.

Kur u rritën fëmijët, e lanë punën tek i pasuri dhe filluan të merreshim vetë me tregti. Për një kohë të shkurtër bënë pasuri të madhe.

Një ditë u erdhi në vizitë daja i tyre, i cili më parë nuk qe interesuar fare për ta. Ai i këshilloi se njëri djalë duhej të martohej, pasi nëna e tyre ishte plakur dhe nusja do t'i ndihmonte asaj në punët e shtëpisë. Në fund daja e bindi djalin e madh që të martohej me një vajzë të pasur.

Bënë dasmë të madhe. Vëllai i vogël me 300 krushq shkuan ta merrnin nusen në një vend të largët, tri ditë e tri net udhëtim. Kur erdhi nusja, daja me qëllim djallëzor e këshilloi nusen të mos flinte me dhëndrin, por t'i thoshte që ajo dashuronte vëllanë e tij të vogël. Këtë nusja ia tha dhëndrit natën e parë, ai i besoi dhe u dëshpërua thellë.

Të nesërmen vëllai i madh i propozoi vëllait të vogël të dilnin në gjueti, pasi shpesh edhe më parë dilnin ashtu për dëfrim. Pasi arritën në vendin e caktuar, ai i thotë vëllait ta vendoste shenjën ku do të qëllonin. Vëllai i vogël duke mos e ditur qëllimin e tij, veproi ashtu dhe vëllai i madh e qëlloi nga prapa, duke e akuzuar për tradhtinë që i kishte bërë. Në çastin e fundit para se të vdiste, vëllai i vogël i tha se kjo ishte një shpifje të cilën mund ta kishte bërë daja i tyre. Pasi kuptoi qëllimin djallëzor të dajës dashakeq, vëllai i madh kërkoi falje nga vëllai i vogël, ia bëri varrin dhe e varrosi.

Kur u kthye në shtëpi, nënës së vet i tha se më nuk do ta shohë të birin pasi kishte rënë në një çetë hajdutësh dhe ishte zënë peng. Pastaj shkoi te nusja për ta kuptuar të vërtetën. Ajo pranoi se nuk kishte qenë e vërtetë që ajo donte vëllanë e vogël, por kështu e kishte këshilluar të thoshte daja i tij.

I dëshpëruar thellë, nuses ia mori jetën dhe në fund bëri vetëvrasje, duke e qëlluar vetveten me thikë në zemër. Nga kjo që ndodhi nëna e vetmuar filloi të qante derisa u verbua. 


perralla shqip,perralle shqip,prrall shqip, 
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more