Skip to main content

Krijimtaria letrare nga Ali Podrimja - Analiza

Vargu i tij orientohet drejt simbolit e alegorisë.

Poezia e tij është poezi lirike e frymëzuar nga problemi i ekzistencës së popullit shqiptar, e lidhur thellësisht me fatin historik e politik të njeriut shqiptar.


Përpunon tri fusha tematike, të cilat i përgjigjen tre faktorëve: dy janë të jashtëm-të huajtë (njëri është fqiu pushtues, i cili me vete sjell dhunë; kurse tjetri është i trupëzuar në indiferencën dhe dyfytyrësinë e Evropës plakë) dhe një i brendshëm (që janë puthadorët, gjarpërinjtë, kameleonët, minjtë, ushujzat e larot e tyre, të cilët për një rrotë veture-thotë poeti,shesin fatin e kombit.). Përballë të këtyre tri kategorive të së keqes Ali Podrimja vendos qëndresën heroike shqiptare. Në veprimtarinë e tij dallohen tri faza krijuese: nismëtare, të formimit e të kalitjes dhe fazën e pjekurisë artistike.


I. Thirrje, Shamijat e përshëndetjeve, Dhimbë e bukur. Në këto vëllime autori është i magjepsur nga e kaluara historike e kombit. Preken edhe probleme si: mërgimi politik dhe ekonomik, problemi social, i punës, etj.


II. Sampo, Torzo, Folja, Credo, Sampo 2, Drejtpeshimi, Lum Lumi. Autori është gjithnjë i preokupuar me fatet e kombit dhe të Kosovës. Në këtë fazë gërshetohen përjetimet intime të përditshmërisë së poetit. Shprehja poetike e Podrimes pasurohet edhe me ironi dhe groteskë.


Lum Lumi - përmbledhje me poezi. Poeti është i preokupuar me problemin e të keqes në histori, me çka dëshmon se ajo nuk është zbulim i të sotmes, por trashëgim nga lashtësia.

Të jetosh - Shqetësohet për dekadencën morale të njeriut në ditët e sotme. Podrimja është i prirur drejt dëshirës për krijimin dhe afirmimin e mitit të qëndrueshmërisë. Të keqeno - i kushtohet motivit të dashurisë.


Nuk kam bërë kurrgjë për Lumin - është karakteristike për pleksjen e personales dhe kolektives në një ind të vetëm. Autori e ndjen veten të fajshëm se nuk ka bërë të pamundurën për Lumin, të birin, edhe pse është përpjekur të bëjë gjithçka që është e mundshme. Ky është edhe një qortim i prindit, i cili kurrë nuk kënaqet me ato që ka bër për pasardhësin e vet.

III. Fund i gëzuar, Zari, Në bisht të sorrës, Buzëqeshje në kafaz, Burgu i hapur, Harakiri, Ishulli Aabania, Dielli i zi, Libri që nuk mbyllet.


Fund i gëzuar - e kaluara jepet përballë të sotmes. Përmes të kaluarës poeti synon të ndikojë në të sotmen dhe të ardhmen. Objekt trajtimi janë fati, krenaria, drama dhe tragjika e popullit shqiptar, e njeriut tonë në histori.


Poezi


1961-"Thirrje"

1963-"Shamijat e përshëndetjeve"

1967-"Dhimbë e bukur"

1969-"Sampo"

1971-"Torzo" / "Hija e tokës"

1973-"Foleja" 1976-"Credo" 1978-"Poema"

1980-"Sampo 2"

1981-"Drejtpeshimi"

1982-"Lum Lumi"

1988-"Fund i gëzuar"

1990-"Zari"

1994-"Në bisht të sorrës" / "Buzëqeshje në kafaz"

1998-"Burgu i hapur"

1999-"Hrakiri" / "Ishulli Albani"

2000-"Dielli i zi"

2001-"Libri që nuk mbyllet" 



Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare

Ali Podrimja-krijimtaria letrare - analizë letrare apo kritikë letrare, Ali Podrimja analize,Ali Podrimja kritikë letrare,kritika letrare Ali Podrimja,Ali Podrimja kritika letrare,kritika letrare Ali Podrimja, Poezia e Ali Podrimjes kritike letrare,Ali Podrimja analize
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more