Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Poezia e Ali Podrimjes-Kritikë letrare apo analizë letrare

Ali Podrimja

Poeti Ali Podrimja është një shpirt kërkues.

Atë nuk e josh as nuk e mashtron shfaqja e shndritshme e fenomenit të dhënë, por e tërheq thelbi i përmbajtjes së fenomenit dhe përpiqet të depërtojë tek ai me tërë mendimin dhe ndjeshmërinë që e karakterizon. 

Duke lexuar poezinë e tij na vijnë në kujtesë disa çaste më shprehëse të poezisë shqiptare të viteve ‘30 me Migjenin në krye. 

Nga pikëpamja filozofike dhe etike poeti ka vënë në qendër të motiveve heroin e vet lirik, njeriun e truallit të vet. Poeti i drejtohet me shumë anës vizuele, se sa anës akustike. 

Fjalori i tij është një fjalor i peshuar nga aspekti semantik dhe çdo fjalë synon të ketë një domethënie, një koncentrat ideje. 

Poeti nuk analizon, por sintetizon. 

Organizimi ritmik i vargut përbën një tipar mjaft origjinal të vjershërimit të tij. 

Përballë rrëfimit ai vë një rrëfim fort të ngjeshur, një ,,gdhendje në gur”. Imazhi i tij poetik duhet shpaluar, në radhë të parë si pamje figurative dhe, pastaj, si mendim që vesh një pamje. 

E folura e anasjelltë apo e tërthortë e poetit  duhet kuptuar esencialisht në bazë të domethënies së çdo fjale dhe,  pastaj në kuadrin e tërë kontekstit.

Në fjalorin e tij, në vallen e simboleve poetike, takojmë disa fjalë posaçerisht të preferuara.

 Nga njëra anë, gur, është pjesa me e qëndrueshme e kurmit të zotit të atij trualli. 

Sampo-ja (kështjella-mulli) është simboli tradicional në gojdhënën nordike, si Rozafati shqiptar, gjel është lajmëtari i agimit, lejlek është shpeza e së mirës, diell është drita e së ardhmes, etj. 

Kështu, duke zbuluar nëntekstin, arrijmë ta kuptojmë shprehjen alegorike: Po guri im ç’ka që rri pezull mbi botë (,,Po guri im ç’ka?”) ose: hudh gurin në hapësi (hapësi çpon e çpon) e kohëra përgjak) dhe mund Sizifin plak (,,Guri” ose Dikush ndezi llampën në kullë ( dhe s’u kthye më) ne gdhendëm një emër në gur. (,,Emri i gdhendur në gur”). 

Simboli i gurit, për të cilin u ndalëm më sipër, nuk është i vetmi në poezinë e Podrimjes. 

Teksti i tij poetik ka shumë simbole e metafora të tjera.
Ali Podrimja është në procesin e rritjes së individualitetit të vet artistik dhe me talentin që ka do ta thellojë edhe më tepër kërkesën për një poezi me figuracion poetik, cfarë rralle haset në letërsinë tonë.

ali podrimja, kritika letrare, poezia nga ali podrimja, Analize letrare per poezine e Ali Podrimjes, analize per poezi, analiza e poezi ali podrimes, veprat e ali podrimes, Poezia e Ali Podrimjes-Kritikë letrare apo analizë letrare,kritika per poezite e ali podrimes, ali podrimja kritike, kritika letrare per veprat e ali podrimjes, ali podrimja poezi analize, ali podrimja analiza, poezi analize e ali podrimjes,

loading...

Related Posts :

Namazi

Syzat