Skip to main content

Ese: Mosha e mjerimit - Fatos Baxhaku


Ne Qafe-Bull ka nisur te vije era dimer. Nje mjegull e dendur na pengon te shikojme perpara, teksa kemi nisur t’i afrohemi ngadale Bulqizes. Mbi qytet bie nje shi i rrembyer dhe njerezia jane strukur nder bare me xhama te mjegulluar. Qe tani kemi nisur ta ndjejme nje ndjenje qe do te na perseritet edhe me pas. Qe tani na duket sikur koha eshte ndalur diku ne te dale a ne te hyre te qytetit. Presim sa te rrallohet ca shiu dhe marrim rrugen drejt “Shtogut”, grumbullit me mbetje te kromit qe per shume vjet ka qene burim jetese per shume familje. Ketu, punetoret thuajse te vetem, jane femijet dhe diku me pak edhe grate. Ne fillim kthejme ne shtepine e Nexh minatorit. Ketu kishim njohur familjen e tij. Ketu kishim njohur Enverina qe donte te behej mjeke, teksa rriste vellezerit e saj me te vegjel. Ketu e ema na kishte thene se edhe ajo do t’i futej malit te kromit, “po ja sa te forcohet edhe pak”. Ne shtepi nuk pergjigjet askush. Ne degjojme vetem eren qe vershellen fort te perzier me pikat e renda te shiut. Ne nuk arrijme te mesojme nese vajza e vogel i eshte qepur malit si te tjeret, apo vazhdon te enderroje te behet mjeke. Nuk e dime madje as edhe si eshte shendetligu Nexhmi Shira.

Ca me tej eshte shtepia e Hamit Balliut. “Shkolla ha pare, mali sjell pare”, na pat thene dikur minatori qe kishte humbur nje sy ne miniere. Edhe ketu e njejta skene. Shtepia eshte e mbyllur dhe era vershellen permes dritareve te veshura me plastmase. Fqinjet na thone se me te vegjlit i jane ngjitur malit me shpresen qe te mbledhin gure porsa shiu te pushoje. Na thone gjithashtu se familjes se ish-minatorit i kane ndodhur edhe dy ngjarje fort te rendesishme. Lajmi i pare eshte i gezueshem, njera nga vajzat eshte martuar. Porse lajmi i dyte eshte krejt i trishte: Hamiti, minatori me nje sy, ka humbur jeten para pak kohesh. Familja mbahej ne nje mase te madhe prej pensionit te tij te invaliditetit: tete vete me 10 mije leke ne muaj. Ja perse i duhesh qepur malit!
Ne shtepine e Skender e Zare Perkoles duket sikur koha nuk do te levize. E njejta shtepi si para pese vjetesh, e njejta sobe mbi te cilen zien nje tenxhere e madhe me fasule, te njejtat kepuce te perbaltura ne korridor, te njejtat ankesa te Zares per shendetin e saj te sakatuar… Por varferia ka moshen e saj. Pese vjet me pare degjonim te qaren e nje djali njevjeçar, te ulur ne pragun e shtepise se tij me lageshtire. Tani i njejti djale na pret ne hyrje te shtepise me kembet qull dhe me nje buzeqeshje te ndrojtur. Ky eshte Gesi. Gesi nuk shkon ne shkolle. Tashme duhej te kishte nisur klasen e pare, por ecejaket e se emes nga spitali ne shtepi kane bere qe djaloshi te jetoje me shume nder kusherinj se sa ne shtepine e vjeter ne skaj te “Shtogut”. Djalit qe tani shkolla i duket nje gje e kote. Tani duket sikur pret me durim sa te “forcohet” dhe t’i qepet edhe ai malit te zi prej minerali.
Shiu ka pushuar befas, nje grup i madh me femije e gra i ngjiten malit perpjete. Poshte ne qender, mesimi sapo ka mbaruar dhe hareja e nxenesve qe po kthehen ne shtepi ka mbushur qytetin. Ne Bulqize, jo te gjithe jane bijte e mjerimit.

Burimi: Gazeta Shqip
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more