Skip to main content

Ese: Aty ku skamja dhe mëshira jetojnë bashkë - Shpresa Mezini



Ne rruget e kryeqytetit, ne çdo cep te tij, çdo dite e me shume shtohet numri i lypesve. Temperaturat e nxehta te veres apo te uletat ne stinen e vjeshtes dhe te dimrit, qe mengjeseve arrijne edhe ne disa grade minus nuk i “ndalojne” lypesit te kerkojne lemoshe rrugeve. Ata gjenden kudo, ne çdo lagje, ne çdo cep rruge, ne trotuare, disa te veshur, disa jo, disa te pangrene, te tjere qe bejne sikur jane te gjymtuar. Por, ajo qe e ben edhe me te dhimbshme kete panorame qe ka mberthyer Tiranen ne te gjithe hapesiren e saj gjeografike eshte prania e femijeve apo foshnjave te porsalindura, te cilet perdoren nga prinderit per te prekur me shume ndjeshmerine e qytetareve qe kalojne prane tyre.

E ndersa qytetaret preken lehtesisht perpara ketyre rasteve, si Kryeministri Sali Berisha, ashtu edhe ministri i Punes, Spiro Ksera vijojne te mos mbajne premtimet e bera. Asnje institucion pergjegjes nuk shqetesohet per jetesen e atyre qe ne pamundesi per te jetuar, zgjedhin te kerkojne lemoshe. Per ata qe jetojne ne rruge, per jetimet e pastrehe, te cilet flene trotuareve. Askush nuk pergjigjet per ta. Ata thjesht kane “privilegjin” t’i shohin nga shume lart, te bejne premtime elektorale, njesoj siç ka bere Kryeministri i vendit perpara 4 vjetesh, kur premtoi se do te largonte nga rruga çdo femije lypes dhe se do t’i ofronte asistence sociale. Ndersa, ministri i Punes, Spiro Ksera, disa muaj me pare, premtoi se do te krijonte azile per femijet qe lypin apo per ata qe jane ne rrezik trafikimi. Sot, pasi kane kaluar disa kohe nga pohimi i ketyre deklaratave, me keqardhje pranojme se ishin asgje me shume e asgje me pak se disa fjale boshe. Situata vijon te jete e njejte. Gra, burra, femije enden serish rrugeve duke lypur, me shpresen se do te hane nje cope buke per t’i mbijetuar se nesermes…

Ulur ne nje qoshe ne nje nga trotuaret e zones se ish-bllokut, lagje e preferuar prej tyre per shkak te levizjes se madhe te njerezve, degjon nje ze te çjerre qe te keput shpirtin.

“Me fal ndonje leke, ju rujt zoti!”, lutje, njekohesisht urim qe te ndjek pothuajse kudo, shprehja e zakonshme e tyre. Ai eshte vetem 10 vjeç. Quhet Amarildo. Ështe shume i bukur, por i palare, i paveshur, i ulur ne toke, me shume i shtrire, kerkon leke per te ngrene buke. Kjo eshte puna e tij e perditshme. Ai ngurron te flase, aq sa te krijon pershtypjen se eshte djale i turpshem. Por kjo s’mund te jete e vertete per sa kohe ai del ne mes te rruges per t’i kerkuar ndihme kujtdo qe kalon prane tij.

Ne syte e tij ka trishtim te thelle, por verehet shume frike, sikur te trembej nga diçka qe e ruan sa here qe ai flet me dike. Fare pak metra larg tij, ne nje tjeter trotuar, prane nje librashitesi ndodhet nje grua rreth te 40-ave me nje foshnje. Ajo qendron e ulur mbi disa kartone me femijen qe e mban ne krah.
“Ma fal 100 leke o kinge. Te rujt zoti te dashurin ishalla”. Kjo eshte shprehja e saj me e zakonshme, per kete madje eshte edhe e njohur ne Tirane. Taktike qe sipas saj funksionon. Kudo qe shkel sheh jo vetem te rritur, por sidomos femije qe enden rrugeve duke lypur. Disa prej tyre madje jane edhe agresive. Kerkojne me patjeter t’u japesh para, ne te kundert nuk te lejojne te largohesh duke te kercenuar se do te gjuajne.
E ndersa disa ulen ne trotuare apo shtrihen mbi to, te tjere perdorin nje tjeter strategji. Ata futen ne kafene dhe pa piken e problemit qendrojne ne tavolinen e te gjitheve pa u shkulur prej saj derisa te marrin ate qe kerkojne, 10 apo 20 leke te reja.

“Jam jetim me ndihmo per buke”, eshte pllakata qe nje femije e mban ne dore, ndersa hyn e del ne çdo lokal. Nje tjeter grua rreth te 40-ave me nje femije ne dore thote se eshte duke rritur femije jetime .“Jam me jetima, ndihmoni sa keni mundsi. Zoti iu dhente shnet”, perserit zonja ndersa largohet me shpejtesi per shkak se kamerieri nderhyn per ta nxjerre jashte me qellim qe te mos shqetesoje klientet.
Qytetaret shprehen te brengosur per gjendjen e rende sociale te kesaj kategori te shoqerise. Por ka te tjere qe ndihen te shqetesuar, madje edhe te frikesuar prej tyre.

“E di qe gjendja e tyre ekonomike eshte e rende. Mua me vjen keq qe numri i kesaj kategorie nuk eshte ne zbritje, por sa vjen e shtohet. Kjo tregon se gjendja e rende ekonomike i shtyn ata te dalin per lemoshe”, tha Aida Tabaku, nje qytetare e cila duke shpejtuar iu ofrua dhe i dha disa leke nje gruaje e cila kerkonte ndihme se bashku me femijen e vogel.

Perballe ketij fenomeni nje zoteri, rreth te 50-ave reagon totalisht ndryshe.
“S’kam arsye t’i fal para. Te dalin te punojne, siç kemi bere te gjithe, si kur kemi pasur si kur s’kemi pasur para. Kam degjuar lart e poshte qe femijet perdoren nga prinderit, ndersa ato i kontrollojne nga larg se mos i prishin leket qe marrin nga njerezit gjithe diten. Kjo eshte e padrejte”, shprehet Gezim Shaba.
Qe lemosha eshte e dhimbshme kjo eshte e padiskutueshme, per sa kohe prane tyre afrohen shume qytetare te cilet u japin leke, aq sa munden. Pak prej tyre tregohen indiferente. Mesa duket eshte kjo arsyeja pse lemoshekerkuesit nuk ndalen, perkundrazi shtohen dita-dites sikur ta kene kuptuar tashme qe ndjeshmeria perballe tyre eshte tejet e larte…

Burimi: Gazeta Shqip
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more