Skip to main content

Këto janë rregullat e reja për marrjen e vizave!

 Këto janë rregullat e reja për marrjen e vizave!

 

Të enjten, më 25 shtator 2014, Sistemi Informativ i Vizave (VIS) do të nisë të funksionojë në të gjitha konsullatat e shteteve anëtare të Shengenit të pranishme në Ballkanin Perëndimor (Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë, Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi) dhe Turqi, që lëshojnë inter alia, viza afatshkurtëra për qytetarët. Njoftimi vjen nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Sistemi Informativ i Vizave (VIS) është një sistem për shkëmbimin e të dhënave për vizat me qëndrim afatshkurtër ndërmjet këtyre shteteve, që janë anëtare të plota të Shengenit acquis. Shpërndarja graduale e VIS në mbarë botën ka nisur që nga tetori i vitit 2011 dhe pritet të përfundojë deri në 2015.

Me futjen e tij në përdorim në shtator 2014, duke e përfshirë edhe Kosovën, do të mbulohet rajoni i gjashtëmbëdhjetë në botë.

Nisja e funksionimit të këtij sistemi nënkupton që konsullatat do të nisin të mbledhin gjurmët e gishtërinjve dhe fotografitë digjitale (të ashtuquajturit identifikues të biometrisë) nga aplikuesit për viza. Kjo as nuk do ta zgjasë procesin, e as nuk do të paraqesë më shumë kërkesa.

Qytetarët do të përfitojnë nga VIS-i përmes një riorganizimi të aplikacionit për viza dhe procedurave të kontrollit kufitar. Kjo do të mundësoj mënyra më të lehta për të vendosur përdorim ligjor nga ana e aplikuesit të vizave të mëhershme dhe statusin bona fide (kur aplikohet për viza me shumë hyrje). Të dhënat do të ruhen në sistem, ashtu që të mund të konsultohen nga të gjitha autoritetet e shteteve Shengen që lëshojnë viza ose të mund të rikontrollohen nga autoritetet kufitare në hyrje të poseduesit të vizës në zonën e Shengenit.
Duke komentuar për këtë risi, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe përfaqësuesi special i BE-së, Samuel Zhbogar, tha: “Sistemi Informativ i Vizave është një element kyç i politikës së përbashkët të BE-së për viza, që bashkë me politikat e tjera i mundëson BE-së krijimin e një zone të përbashkët të lirisë, sigurisë dhe drejtësisë. Kjo përbën lëvizjen e lirë të personave brenda zonës Shengen. Implementimi i VIS nuk është specifik për Kosovën, e cila duhet të plotësojë një sërë kërkesa të caktuara para se Komisioni të mund të përfundojë dialogun për liberalizimin e vizave me Qeverinë e Kosovës. Raporti i fundit i Komisionit Evropian në korrik 2014 ka vlerësuar progresin që Kosova ka bërë në implementimin e kushteve të vëna nga udhërrëfyesi për viza”.

VIS përbëhet prej një baze të dhënash qendrore, një ndërfaqeje kombëtare në secilin shtet të Shengenit, dhe një infrastrukturë komunikimi midis bazës së të dhënave qendrore dhe ndërfaqes kombëtare. VIS është i lidhur me sistemet kombëtare të vizave të të gjitha shteteve Shengen nëpërmjet ndërfaqeve kombëtare, për t’u mundësuar autoriteteve kompetente të shteteve Shengen përpunimin e të dhënave të aplikacioneve për viza, të vizave të lëshuara, të refuzuara, të anuluara, të revokuara ose të zgjatura.
Çfarë do të nënkuptonte paraqitja e VIS konkretisht për një qytetar kosovar?
Kur qytetarët e Kosovës dëshirojnë të udhëtojnë në një prej shteteve Shengen ose shteteve anëtare të BE-së, ai ose ajo duhet:
- Të paraqitet personalisht në ambasadë me të njëjtat dokumente sikurse më parë (ftesën, letër garancionin, dokumentin identifikues …),
- Të japë gjurmët e gishtërinjve,
- Të fotografohet. Fotografia mund të bëhet në mënyrë digjitale në momentin e aplikimit ose të skanohet ndonjë fotografi ekzistuese.
Aplikuesve të vizave u duhet vetëm të vijnë në konsullatë për marrjen e gjurmëve të gishtërinjve çdo pesë vjet. Gjatë periudhës 5 vjeçare, gjurmët e gishtërinjve do të kopjohen nga aplikacionet e para të vizave, në mënyrë që udhëtarët që udhëtojnë shpesh të mund të kompletojnë procedurën vetëm njëherë gjatë kësaj periudhe.
Të dhënat biometrike të aplikuesve për viza mund të mblidhen nga konsullatat e shteteve Shengen dhe ofruesit e jashtëm të shërbimeve, por jo nga ndërmjetësuesit komercialë (si agjencitë e udhëtimit). Kur arrijnë në kufirin e jashtëm të zonës Shengen, poseduesit e vizave duhet të japin gjurmët e gishtërinjve për krahasim me ato që janë regjistruar në VIS, nëse kjo kërkohet nga autoritetet e kontrollit kufitar të shteteve Shengen.
Më shumë informata për procedura konkrete mund të merren në faqet e Internetit të ambasadës ose konsullatës së shtetit Shengen anëtar i BE-së, që është i pranishëm .
Zona Shengen përbëhet prej 26 shtetesh evropiane, të cilat kanë hequr pasaportat dhe çdo lloj tjetër të kontrollit kufitar në kufijtë e tyre të përbashkët. Ajo kryesisht funksionon si një njësi e vetme për qëllime të udhëtimit ndërkombëtar, me një politikë të përbashkët për viza.
Njëzet e dy prej njëzet e tetë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) janë pjesë e Zonës Shengen. Prej këtyre gjashtë anëtareve të BE-së që nuk janë pjesë e Zonës Shengen, katër – Bullgaria, Kroacia, Qipro dhe Rumania – janë ligjërisht të obliguara dhe dëshirojnë t’i bashkohen Zonës Shengen, derisa dy të tjerat – Irlanda dhe Britania e Madhe – nuk marrin pjesë fare në Shengen. Zona Shengen aktualisht ka një popullsi prej mbi 400 milionë qytetarë dhe një zonë prej 4,312,099 kilometra katrorë. Katër vendet që nuk janë shtete anëtare të BE-së por pjesë e zonës së Shengenit janë: Norvegjia, Islanda, Zvicra dhe Lihtenshtajni.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more