Skip to main content

Çdo dhembje e barkut ka "natyrë kirurgjike" sipas Gastroenterologëve të QKUK-së




Gastroenterologët e QKUK-së kanë vazhduar me "mençurinë" e rradhës, që nuk gjendet as në Bangladesh. Ata qe një kohë të gjatë po mendojnë që çdo dhembje e barkut ka natyrë kirurgjike. Sipas tyre çdo herë që dikush ka dhembje barku duhet të operohet. Pra nëse gjatë ditës keni një, dy ose më shumë herë dhembje barku duhet të operoheni po aq herë sa keni dhembje barku. 

Ky konkludim i tyre lidhet me faktin që çdo dhembje e barkut ose kolikë abdominale duhet të shkoj direkt te Kirurgu Abdominal sepse dhembja e barkut duhet të largohet me intervenim kirurgjik dhe të mos trajtohet fare me barna nga ana e Gastroenterologut. 

Sipas tyre, Gastriti akut, Gastriti kronik, Gastroenterocoliti akut dhe të gjitha sëmundjet tjera që më parë janë trajtuar nga Gastroenterologu tanimë duhet të trajtohen nga ana e Kirurgut abdominal duke bërë intervenimin kirurgjik për të menjanuar dhembjen e barkut. 

Këto ide "përparuese" të mjekësisë bashkëkohore po vazhdojnë të jenë të pranishme akoma në Kosovë e veçanërisht në QKUK. 

Gastroenterologët tanë të QKUK-së e shohin më të arsyeshme që tek pacientët me dhembje barku të mos shërohen me medikamente por me operacion. Bravo e madhe për ju Gastroenterologë që po e zhvilloni mjekësinë kosovare dhe po e dërgoni në piedestalin e mjekësisë botërore.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more