Skip to main content

Pse nuk duhet të specializoni në QKUK - Prishtinë?









 - Muaji korrik, është muaji kur një nxënës 18 vjeçar që sapo ka vendosur të studiojë vendos po ashtu për fatin e vet. Shumë të rinj, të freskët, plot jetë dhe ambicie konkurrojnë në fakultetin e mjekësisë, dhe ata që pranohen i gëzohen tej mase . Të mbushur plot jetë, plot shpresa dhe shumë plane për të ardhmen përfundojnë fakultetin e mjekësisë pas 6-10 vitesh. 

- Pavarësisht vështirësive, buzëqeshje dhe gëzim ka në fytyrat e të sapodiplomuarve. Pasi përfundon çdo gjë dhe vjen koha e punësimit , fillojnë edhe hapat e "stresit postdiplomik" te quajmë ne. Edhe pse të gjithë që posedojnë një "diplomë" meritojnë të punësohen, gjithsesi nuk shkon ashtu! Duhet të mundohesh e stërmundohesh për të gjetur një " krah të fortë" për ndihmë dhe poqë se nuk e gjen, mund të " futesh gishtat në gojë dhe të fishkëllesh". Ambicia bie, frustrimi dhe zhgënjimi rritet, dhe ti si 24-30 vjeç/e je ende një ‘’bebe e rritur’’ sepse prindërit vazhdojnë të të financojnë. Por prapë një copë shprese mbet, se do të hapet specializimi dhe ti do të fitosh vendin që të takon, atë që si student/e i/e dalluar e ke ëndërruar gjithmonë. Po çfarë ndodh? Hapet konkursi,me kritere të cilat e zhvlerësojnë gjithë mundin e një kandidati potencial, një kandidati që mund të bëhet një profesionist i shkëlqyer në fushën e vet...pas konkursit atëherë kur sheh njoftimet e kupton që ke humb mundësinë kundrejt kandidatëve që nuk i ke menduar kurrë si konkurrent, ( pa nënvlerësime) mirëpo gjithsecili meriton vendin e vet, për aq sa ka punuar dhe studiuar. Dhe në 80% të rasteve nuk janë të merituara, 10% me meritë dhe përqindja tjetër thjesht fat. Epo secili pak a shumë e din, e pret, nuk është befasi për askënd. Pas përpjekjeve të mundimshme më në fund e fiton edhe specializimin. Sapo futesh në botën tjetër atë realen, të vërtetën, e jo irealen e studentit, atëherë fjala shpresë, ambicie , dhe ëndërr zhduken tërësisht. Para se të përballesh me shumë strese për një shkollim të mirëfilltë, fillon lufta për ekzistencë.

Tanimë sigurisht 90% prej nesh kanë krijuar familje. Dhe vazhdon i njëjti avaz prindërit kujdesen për ‘’bebet e mëdha’’ dhe ‘’bebet e tyre të vogla’’. Gjithsesi me përpjekje të shumta që gjenerata të specializantëve bëjnë, arrijnë të sigurojnë një pagesë minimale, subvencione të cilave iu gëzohen shumë sepse në momentin që del ajo pagesë del dhe blen ushqimin për shtëpi, "pampersat" për fëmijë dhe psherëtinë në heshtje me zemërim për çmimet e larta, kosto e madhe e jetës, e të ardhurat minimale....

• Mbahen kujdestaritë, disa në numër më shumë e disa më pak por asnjëherë nuk e di njeri, sa shkon "pazari". Sepse mjerisht prej 4 a 5 brenda muajit vetëm pagesa e njërës nga kujdestaritë del, ndonjëherë edhe dy. Dëshpërohen, brengosen, stresohen, nervozohen aq shumë për këto pagesa të kujdestarive, sepse me siguri ka planifikuar se çka duhet të paguajë apo blejë me "paratë e kujdestarive" ndonjëherë dhe ndonjë kredit të paguash, dhe gjatë gjithë kohës të kujtohet sa i vështirë ka qenë ai 24 orësh, plot e përplot me pacientë dhe raste të rënda.

• Ankohen specializantët , flasin specialistët dhe tregojnë se si edhe ata kanë kaluar nëpër të njëjtat rrugë. Vallë për 18 vite s'ka pas asnjë ndryshim pyesim ne ? Kurse përgjigja që marrim është:" veç edhe ma keq është bo". 

• Sikur t’i ktheheshim aspektit të studimit, specializanti nuk i ka as kushtet minimale për të dalë specialist.

• Me aq sa kanë mundësi specialistët trajnojnë të rinjtë, mirëpo kushtet mungojnë, aparatet s'punojnë, disa janë të prishura me vite të tëra, me siguri edhe "korrozioni i ka kap". 

• Po ashtu një pjesë e specializantëve "vjedh zanat", një pjesë mund edhe interesim të mos ketë, por ka edhe të tillë që ambicia u është shuar. Krijohet një ambient plot luftë, frikë, stres, zhgënjim dhe frustrim.

• Mungon planifikimi, mbikëqyrja, orientimi , dhe të humb busulla.

• Nuk ka as nivelizim të punës, meqë dikush "thyen shpinën" kurse dikush tjetër jo dhe aq. Tenton të bësh "diçka" por sinqerisht nuk mund të bësh asgjë. Në atë moment e kupton që në vendin tonë vlen ‘’Ligji i xhunglës’’, ku vetëm i forti mbijeton.

I ke dy zgjedhje të rrish t’i përshtatesh xhunglës apo të ikësh?

Ky është realiteti që e pret çdo 18 vjeçar të lumtur që është pranuar në Fakultetin e Mjekësisë...dhe ky është një cikël që vazhdimisht përsëritet. 

Përzemërsisht mjeku/mjekja.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more