A DO TË VAZHDOSH PËRSËRI TË MOS FALESH ?
Pasojat e mosfaljes në këtë botë:
1. Përderisa të mos falesh Allahu e tërheq bereqetin nga jeta jote.
2. Përderisa të mos falesh fytyra jote do të jetë përherë e zezë.
3. Përderisa të mos falesh për çdo punë që bën nuk shpërblehesh nga Allahu.
4. Përderisa të mos falesh nuk ngrihen lutjet e tua në qiell (d.m.th. nuk pranohen).
5. Përderisa të mos falesh lutjet e të tjerëve për ty nuk pranohen.
6. Përderisa të mos falesh të urrejnë të gjitha krijesat në këtë botë.
Me vdekjen tënde:
1. Përderisa të mos falesh do të vdesësh i poshtëruar.
2. Përderisa të mos falesh do të vdesësh i uritur.
3. Përderisa të mos falesh do të vdesësh i etur, edhe nëse pin gjithë ujin e deteve.
Ndërsa në varr:
1. Përderisa ti nuk je falur do të ngushtohet varri derisa t’i thyejë eshtrat e tua.
2. Përderisa ti nuk je falur varri yt do të ndizet zjarr dhe ti do të rrotullohesh në prushin e tij ditë e natë.
3. Përderisa ti nuk je falur, ti ke një takim me gjarprin 5 herë në ditë, i cili do të dënojë për lënien e namazit të sabahut dhe shtyrjen e tij deri në kohën e drekës, dhe do të vazhdojë të dënojë për lënien e drekës dhe shtyrjen e saj deri në kohën e ikindisë, e kështu me radhë…
Në Ditën e Gjykimit:
1. Përderisa ti nuk je falur do të tërhiqesh zvarrë me fytyrë mbi gaca zjarri.
2. Përderisa ti nuk je falur Allahu do të shikojë me syrin e hidhërimit Ditën e Llogarisë.
3. Përderisa ti nuk je falur do të merresh me llogari të rëndë e pastaj do të urdhërohet të hidhesh në zjarr.
A do të vazhdosh prapë të mos falesh?...
Subhanallah…! Subhanallah…!
O Allah, fali besimtarët dhe besimtaret; të gjallët dhe të vdekurit prej tyre.
Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi
loading...
Lexo edhe: