Skip to main content

Një rrëfim i këndshëm i dijetarit Muhamed el Arifi.


Në një qytet në Arabinë Saudite xhemati i një xhamie ishin në prag të përfundimit apo rinovimit të xhamisë së tyre, por kishin nevojë edhe për mjete tjera. U mblodhën xhemati së bashku me hoxhën dhe po diskutonin se ku mund të kërkonin ndihma. Hoxha i xhamisë propozoi që të shkonte te një tregtar i cili nuk ishte aq fetar, po bile edhe i urrente fetarët. Xhematlinjtë e këshilluan që të mos shkonte e të poshtrohej te ai. Por edhe përkundër këtyre paralajmërimeve hoxha insistoi që të shkojë te i njëjti tregtar. Kur shkoi dhe trokiti në derën e tij, tregtari refuzoi që ta pranonte, por ky vazhdoi që të insistojë në takim me të. Pas këtij insistimi tregtari doli dhe e qortoi hoxhën, kurse hoxha i tregoi arsyen se pse kishte ardhur tek ai. Pasi e dëgjoi tregtari i tha zgjate dorën. Hoxha mendoi se mos vallë do t’i jepte ndonjë shumë të caktuar, por tregtar pështyu në dorën e hoxhës.
Hoxha i urtë fshiu dorën për rrobat e veta dhe i tha. “Kjo ishte për mua” dhe zgjati dorën tjetër duke i thënë, “tash çka do të japësh për Allahun”?
Ky veprim i hoxhës shtangu dhe tronditi tregtarin dhe pas një kohe të shkurtër filloi të pendohet duke thënë estagfirullah, estagfirullah.., pastaj i turpëruar e ftoi hoxhën që të hyjë brenda në zyren e tij.
Pasi e gostiti e pyeti se për sa të holla kishin nevojë. Hoxha i tha se kanë nevojë për një shumë të madhe, por ai do të ishte mirë të jepte 10 000 rijal. Tregari insistonte që të dinte se cila është shuma e tërësishme për të cilin kishin nevojë. Pas insistimit të tij hoxha i tregoi se kishin nevojë për gjithsej 160 000 rijal. Në ato momente tregtari nxori çekun dhe shkroi vlerën që përmendi hoxha dhe ia dha.
Prej atij momenti tregtari u pendua dhe u bë xhemat i rregullt i xhamisë.
Ky është epilogu i punët të cilat bëhen për Allah. Kur njeriu kërkon vepron dhe fton për Allah e jo për vete.


Burimi:Rufat Sherifi
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more