Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Rasa emërore

Siç dihet, rasa emërore, trajta e pashquar, numri njëjës është tema bazë e emrit. Format e kësaj rase i kemi mësuar kur kemi bërë fjalë për gjininë dhe shquarsinë e emrave.
Rasa emërore zakonisht përdoret pa parafjalë, por shpesh mund të shoqërohet edhe me parafjalët nga, te, tek.
Kjo rasë gjithnjë gjendet me përemrat pyetës: kush?; cili?; cila? për njëjës dhe cilët?, cilat? për numrin shumës.

Rasat nuk mund të përvetësohen në mënyrë të shkëputur nga kon- teksti që kanë në fjali. Rasën duhet ta vështrojmë nga forma e saj dhe nga funksioni që kryen në fjali. Secila rasë ka dy e më shumë funksione. Pra, duhet ta ndërlidhim formën e fjalës me funksionin që e kryen në fjali. P.sh.:

Mësuesi ia dha librin nxënësit.
1                           2          3

1 - emër në rasën emërore - kryefjalë e fjalisë,
2 - emër në rasën kallëzore - kundrinë e drejtë,
3 - emër në rasën dhanore - kundrinë e zhdrejtë.

 Emri në rasën emërore përdoret kur është:

a) kryefjalë e fjalisë (në trajtë të shquar dhe të pashquar). P.sh.:
Bekimi u gëzua për lajmin e mirë. Maqedonia është në zemër të
Ballkanit.

b) plotësues i foljes "jam", pjesë përbërëse e kallëzuesit emëror (në tra-
jtë të pashquar ose të shquar), si:
Ai është mjek. Ai është mjeku më i mirë i spitalit. Puna është nder. Ai ishte Fisniku. Ishte dimër i ftohtë.

c) plotësues i dy fjalëve njëherazi (trajta e pashquar). P.sh:
S'bëhet ujku shok me delen. Iu bë zemra mal.

ç) përcaktues i një emri përkatësisht ndajshtim, për të treguar profe- emri,
sion, pozitë, detyrë, gradë etj. (trajta e pashquar), si:
Inxhinier Iliri filloi punën në Gostivar. Mësuese Dritën e dekoruan. Ishte djali më i vogël i princ Gjon Kastriotit.

d) emërtim i një personi a sendi të cilit i drejtohet ligjërimi, përkatë-
sisht thirror (zakonisht në trajtë të pashquar). P.sh.:
Doktor, më vizito edhe mua. Si e ke emrin, bir? Si të quajnë, biri im?

dh) plotësues i një foljeje ose i një fjale tjetër me parafjalët nga dhe
te(k):
Doli nga shtëpia në mëngjes. Nga ferra e vogël del lepuri i madh. Bora
shkrin nga shiu. Do të kthehem nga dreka. Ura u ndërtua nga fshatarët. E njoha nga të ecurit. Ajo është e mirë nga pamja. Dy nga çiklistët e ndërprenë garën. Më shkon mendja tek atdheu, te nëna, te shokët.

rasa emerore gramatike,gramatike rasa,rasat e emrit,rasa emerore e emrit,gramatike shqip,gramatike shqip,rasa emerore shqip 

loading...

Related Posts :

Syzat

Namazi