Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Edhe shkolla duhet të shkollohet!

Djalë i shkolluar, ishte martuar me një vajzë me shkollë, punon në shkollë, shkoi në shkollë, erdhi prej shkolle, kishte marrë dije në shkollë, ishte dashuruar me shkollën jashtë shkolle dhe në shkollë kishte gjetur dashurinë e parë, nuk bën të vishesh kështu se në shkollë je duke shkuar, këto dhe shumë fjalë nuk e di se përse më sillen dredhë kokës për dukurinë e shkollës.

Sakaq, këto fjalë sikur uji nëpër rrënjë, fillojnë t’i gjejnë vrimat e tyre. Mu kujtua një rrëfim i dhembshëm i një prindi të lodhur: "Djali im ishte mjaft i edukuar dhe i kulturuar. Për fat të keq, kjo zgjati derisa nuk doli në klasë të pestë! Në shkollë filloi të çoroditet, ta marrë të mbrapshtën, ndërsa me regjistrimin në shkollë të mesme, përfundimisht nuk mbeti më djalë im, por djali i kafeneve, i bandave, i duhanit, i qortimeve, i papërmirësimit dhe i gjitha veseve, të cilat nuk i shkojnë përshtati askujt e lëre më një nxënësit.”

Po ky prind që rrjedhat në shkollë e më gjerë e kishin kapitur keq, kishte thënë: “Për aq sa vazhdon të mbretërojë kjo gjendje kaotike nëpër institucionet shkollore, atëherë ky institucion nuk do të quhet më institucion edukues dhe arsimor, por prishje e brezit të ri në mënyrë institucionale!”
Iljasa Salihu

loading...

Related Posts :

Namazi

Syzat