Do të më kujtosh - poezi nga Dritëro Agolli
Unë do shkruaj një libër me vjersha
Dhe ti do ta lexosh si relikë
Dhe duke qëruar patate të ardhura nga vjeshta
Gishtin do presësh me thikë.
Duke vënë gishtin në gojë,
Mua do më kujtosh në kuzhinë
Dhe do të thuash para dollapit të lyer me boje
Për pak e harrova ditëzinë!
loading...
Lexo edhe: