Skip to main content

Jo vajtje për të vajtuar, por vajtje për të vlerësuar


Unë nuk shoh njeri që është duke vajtuar përpara apo pranë Zaevit. Thjesht, është kureshtje e natyrshme jo për ta dëgjuar Zaevin, por për t’i dëgjuar ato që është duke i publikuar Zaevi dhe për të dëgjuar prej personave përgjegjës se si është shpërdoruar me buxhetin e shtetit dhe se si shqiptarët e Kumanovës janë porositur të kapen për fyti duke shpresuar në ndihmën e partisë politike shqiptare në pushtet. Është një rast i mirë që tanimë botërisht të dihet se gjyqësia dhe prokuroria është në shërbim të partisë politike maqedonase në pushtet. Në gjithë këtë avlli, nuk mund të kuptohet roli i partisë politike shqiptare në opozitë. Përse ajo pikërisht tani dëshiron të kacafytet me Zaevin? Le t’ia thyej hundët pas kësaj rrjedhe po deshi, por përse pikërisht tani, kur mund të përfitojmë diçka, në mos shumë, një grimcë po, në mos ta gjejmë shpellën e ariut, gjurmët shpresoj se do t’i gjejmë. Fundja a nuk është qëllimi i kësaj partie rrëzimi i këtij pushteti, të cilin disa herë e ka kritikuar shumë ashpër?

Ndoshta edhe pas këtyre bombave ajo nuk do të rrëzohet, porse ekziston gjasa e rrëzimit. Përse të mos e nxisim, përkrahim dhe ujisim këtë gjasë? Përse nuk e ndihmon këtë mundësi rrëzimi? Përse ndihet kaq e pafajshme dhe kaq pa përgjegjësi? Të mos harrojmë se pas pushtetit të dobët nuk ka mundësi të qëndrojë një opozitë e fortë. Në këtë rast, assesi nuk kihet për qëllim barazimi i përgjegjësive të pushtetit dhe opozitës. Përse nuk e sheh të arsyeshme të debatojë më me durim, qetësi dhe pa aludime ndaj atij që nuk mendon si ai, ngaqë populli si rrjedhojë e kësaj sjelljeje aspakt të duhur për një përfaqësues të popullit edhe disa të fajshëm mund t’i sheh si të pafajshëm? Më vjen keq kur shoh se edhe opozita nuk punon si duhet për t’u bërë pjesë e pushtetit, për ta asgjësuar kështu atë që e kritikon derisa është në opozitë. Kur i humbim shpresat edhe prej opozitës, atëherë rroftë anarkia, derisa të dëshmohet një subjekt tjetër politik se vërtetë është e interesuar që ta ndryshojë për mirë gjendjen e shtetit dhe të shqiptarëve në këtë shtet.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more