Skip to main content

Bilal Golemi

Dr. Bilal Golemi ( 1899 në Golem, Shqipëri - 15 mars 1955 në Stamboll, Turqi ) - doktor i shkencave të veterinarisë, shqiptarë nga Shqipëria.

Mjek veterinar, mikrobiolog i shquar në fushën veterinare e mjekësore, patriot atdhetar e demokrat përparimtar. U largua nga Golemi kur ishte 7 vjec duke shkuar pas të atit në Stamboll. Kreu shkelqyeshëm studimet e larta në mjekësinë veterinare.U specializua për mikrobiologji në institutin "Paster" në Paris. Punoi si asistent e më pas si bashkëpunetor i dy shkenectarëve francezë me famë botërore Ramon e Dyma ku shpalosi talentin e tij duke marrë graden Doktor i Shkencave në moshen 27 vjecare. Për talentin dhe famen që fitoi, Instituti e ftoi të punoje aty, por ai bashkë me të shoqen dhe vajzen më 1928 kthehet në Atdhe më ëndërren dhe dvshirvn pvr ti sherbyer popullit te tij. Me emrin dhe vepren e tij janë të lidhur ngritja dhe organizimi i sherbimit të veterinarisë, themelimi i të parit laborator bakteriologjik të veterinarisë, importimi i racave te kafsheve, ngritja e të parave stacione shkencore të permiresimit racor si në Selenicë e Rozafaj. Prodhimi për herë të parë nv vend i vaksinave kundër disa semundjeve të bagëtive, përgatitja e kuadrove të para veterinare, ndihmoi në organizimin e zhvillimin e para të shkollave bujqësore në Tiranë, Kavaje e Lushnje. Ndërkohë ai është një martir i shkencës, që për hirë të saj e ktheu trupin e tij në laborator studimi e vezhgimi e cila duke iu infektuar rëndë, i kushtoi me jeten e tij. Ai ishte sa shkencetar aq edhe njeri i thjeshtë i dashur patriot demokrat e perparimtar që gëzonte simpati e dashuri të jashtëzakonëshme nga njerezit brenda e jashte vendit.

Dr Bilali nuk u pajtua me shtypjen dhe shfrytezimin e egër prapambetjen e theksuar dhe varferinë e madhe prandaj u pozicionua përkrah forcave demokratike përparimtare dhe merr pjesë në lëvizjen e Vlorës që drejtohej kundër regjimit obscurantist të A.Zogut. Për këtë regjimi monarkist e burgosi më 1932 dhe e dënoi me 101 vjet burg. Mbajti një qëndrim burrëror e dinjitos para gjyqit ku demaskoi ashper regjimin e kalbur. Nën presionin e vijueshem te protestave brenda dhe jashte vendit me 13 shkurt 1935 u lirua nga burgu, por shkencetarit me permasa evropiane iu mohua e drejta e punes dhe e jeteses ne Shqipëri nga regjimi Zogist. I deshperuar ne kulm, detyrohet te shkoje ne Turqi ku e prisnin me padurim institucionet shkencore.

Me 1952 emerohet sekretar i pergjitheshem i institutit qendror veterinary ne Ankara, po kete vit zgjidhet ekspert i organizates Nderkombetare te Shendetesise (OMS). Studimet e tij paten jehone te madhe ne Evrope e Bote. Me 1952 per studimet e tij shkencore ne mikrobiologjine veterinare qeveria franceze e deklaroi me medaljen "Legion d’honneur - Merite agricole". Kreu mbi 50 studime e kerkime e kerkime shkencore mori pjese ne studime e ejkspozita nderkombetare bashkepunoi me shume institute nga te gjitha anet e botes duke u bere keshtu nje figure e shquar ne forumet nderkombetare te Shendetesise.




Dr.Bilal Golemi, përveç se hodhi bazat e zooteknisë si shkencë, themeloi shërbimin veterinar, ngriti laboratorin bakteriologjik veterinar dhe prodhoi per herë të parë në Shqipëri vaksina ,serume dhe biopreparate të tjera , ai ka meriten e hartimit të shumë ligjeve të kësaj fushe, organizimin e konkurseve dhe ekspozitave blegtorale dhe organizimin per herë të parë në Shqipëri të garave të hipizmit. Ai u bë nismëtari i themelimit të shoqates për mbrojtjen e kafshëve me kryetar Mithat Frasherin, një gjë kjo e çuditçme dhe e parakohëshme për Shqipërinë e asaj kohe.Dr. B. Golemi ka hedhur bazat e shkencës së mikrobiologjisë Shqiptare në përgjithësi.Ishte nisma e tij që laboratori bakteriologjik human, që deri atëhere ishte në Durrës, të transferohet në Tiranë dhe e vuri atë mbi baza të mirëfillta shkencore, e paisi me mjete e aksesorët e nevojshëm, duke futur metoda të reja në diagnostikimin e sëmundjeve. Ishte Dr.B. Golemi dhe Dr. Bajram Emiri që diagnostikuan për herë të parë në Shqipëri sëmundjen e Leishmanjozës në disa fëmijë të Tiranës. Dr. Bilali ishte një liberal demokrat. Ai mori pjesë aktivisht në revolucionin demokratik Turk të udhëhequr nga M.Q. Ataturku, gjë për të cilën është dekoruar nga Qeveria Turke me medaljen e Indipedencës. Duke qënë i tillë ai ishte edhe kundër monarkisë që u vendos në Shqipëri në vitin 1928 dhe për këtë arësye ai u përfshi në lëvizien antizogiste të Vlorës të vitit 1932. I përzënë nga atdheu i tij, të cilit deshi ti shërbente me gjithë shpirt, ai u vendos përfundimisht në Turqi.Këtu ai në fakt nuk ka punuar në sistemin e Veterinarisë por në atë të shëndetësisë dhe pikërisht në Institutin Qëndror të Higjenës "R.S.Hivzisihha" Ankara ku pati edhe postin e Zv/Drejtorit dhe më vonë të sekretarit shkencor të këtij Instituti. Në Turqi, Dr. Bilali kreu shumë studime të rëndësishme, kryesisht në fushën e Zoonozave(sëmundjet që prekin kafshët dhe njerzit) të cilat u botuan në rreth 10 organe shkencore të institucioneve shkencore më prestigjioze të Europës dhe në rreth 15 organe të tilla në Republikën e Turqisë, duke u bërë kështu shkenctari Shqiptar më i botuar në Europë. Në Turqi, ai u angazhua me prodhimin e vaksinës së Difterisë së fëmijëve, me prodhimin e serumit kundër Tetanozit dhe studjoi në shkallën më të plotë sëmundjet e Brucelozës,Etheve Q, Aujeskut dhe Tularemisë prej së cilës edhe u infektua. Në katër vitet e fundit të jetës së tij ai punoi si drejtor i prodhimit të vaksinës kundër Tuberkulozit të fëmijëve ( BCG).

Me 15 mars te vitit 1955 pushoi zemra e ketij shkencetarite shquar e atdhetari te madh ne moshen me te pjekur e me produktive. Ne krye te varrit te tij ne Stinje ne Stamboll është gdhendur me mjështëri nje liber i madh ndersa ne faqet e hapura te librit te gurte është skalitur ne bazoreliev nje mikroskop. Ne nderim te vepres se tij Institutit te studimeve veterinare te Shqipërise iu dha emri "Instituti Dr. Bilal Golemi" Kushtuar jetës dhe veprës së këtij shkenctari dhe patrioti janë janë botuar monografia "Dr. BILAL GOLEMI" prej Dr.Vasfi Samimit e Dr.Hulo Hajdërit dhe libri " NJË JETË PËR SHKENCË E ATDHE- DR.BILAL GOLEMI" me autor Manxhar Taka


loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more