Skip to main content

Ata që lexojnë me sy zhbirues dhe me mendje pjellore flasin edhe për librat e autorëve tjerë

Ata që lexojnë me sy zhbirues dhe me mendje pjellore flasin edhe për librat e autorëve tjerë

Njeriu sa më shumë ta njeh fenë, aq më madhështore e sheh dhe e kupton atë, njëherësh aq të paditur e sheh veten në zgrip të këtij deti që as me dylbi nuk i shihet bregu dhe priret drejt një nderimi të veçantë të dijetarëve, duke e hapur kështu dritaren e frymëzimit për të lexuar sa më tepër libra të fesë dhe të shkencës, ngaqë bindet se njëra pa tjetrën është e çalë dhe e paplotësuar. Mbrëmë pata fatin dhe kënaqësinë që për dy orë ta dëgjoja Jusuf Zimerin, i cili e bëri një shpjegim dhe komentim të thekur të librit ‘’Libri i pastërtisë’’ libër ky i shkruar me penë nga imam Kuduriu para 1000 vjetëve, që njëherësh lihet të kuptohet se sa të varfër jemi sot, ani pse pandehim se kemi shkuar shumë larg.

Pas një përqendrimi të thellë në këtë ligjëratë, mendja më thoshte se sa gjëra paskam menduar se i paskam ditur, por në të vërtetë vetëm paskam menduar se i paskam ditur! Po ashtu metodologjia e pedagogjisë së ligjërimt dhe gjuha shqipe ishin tejet të arrira, elemente këto tejet të rëndësishme për një shpjegim të shëndoshë. Mua vërtet më vjen keq që hoxhë Jusuf Zimeri është kaq pak i shfrytëzuar prej shoqërisë sonë. Më vjen shumë keq që hapësirën e shpjegimit të çështjeve të ndjeshme fetare e kanë marr përsipër shumë syresh, që përmes skandaleve dhe britmave të Tarzanit mëtojnë të bëhen faktor, mbase të faktorizohen në një shoqëri ku emocionin e vënë para arsyes, paçka se mikrobëve dhe lehaqenve i japin mundësi të vjellin vrer panevojshëm.



Burimi:Iljasa Salihu
 
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more