Skip to main content

Përemri pronor

Përemri pronor tregon se sendi i dhënë i përket një vete të caktuar.

• Çdo pronor ka dy palë trajta, në gjininë mashkullore dhe femërore dhe në numrin njëjës e shumës: shoku im – shoqja ime, libri yt – librat e tu.


• Zakonisht përemri pronor vendoset pas emrit që përcakton: shkolla jonë. Por, ndonjëherë ai vendoset edhe para emrit: im atë.


Përemri pronor i vetës së parë tregon se sendi i përket folësit ose një grupi ku bën pjesë edhe folësi: libri im, libri ynë.

 
• Përemri pronor i vetës së dytë tregon se sendi i përket bashkëbiseduesit ose një grupi ku bën pjesë edhe bashkëbiseduesi: topi yt, topi juaj.

• Përemri pronor i vetës së tretë tregon se sendi i përket dikujt që nuk është i pranishëm në bisedë: makina e tij, makina e tyre. 

Për vetën e tretë përdoret dhe përemri pronor i vet, që tregon se sendi i përket kryefjalës së fjalisë: makina e vet.

• Përemri pronor ka forma të veçanta për të dyja gjinitë në tri vetat.

 
• Gjinia femërore e përemrave pronorë formohet:

- duke ruajtur trajtën e gjinisë mashkullore: libri juaj – fletorja juaj;

- duke ndryshuar vetëm nyjën (pronorë të vetës III): i tij – e tij, i saj – e saj, i tyre – e tyre;


- duke i shtuar trajtës së gjinisë mashkullore mbaresat –e dhe –a: im – ime, e tu – e tua;


- me trajtë të ndryshme nga ajo e mashkullores: yt – jote, ynë – jonë.


• Përemrat pronorë përdoren në njëjës dhe në shumës: libri im – librat e mi, libri ynë – librat tanë. 

cka eshte peremri pronor,peremri pronor shqip,peremri pronor gramatike shqip,peremer pronor,peremrat pronor,cilet jane peremrat pronor,peremer pronor,mbaresat e peremrave pronor,peremrat pronor 
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more