Vitamina B6 është një kompleks komponimesh i përbërë nga tri komponente (piridoksin, piridoksal dhe piridoksamin) nga të cilat secila ka vlerat e saja biologjike.
Vitamina B6 lind si koenzimë në procesin e dekarboksilimit të aminoacideve, transaminimit, sintezës dhe zbërthimit të triptofanit, përveç saj ka rol të rëndësishèm dhe në metabolizmin e acideve yndyrore të pangopura.
Mendohet që Vitamina B6 ka rol të favorshëm në mbrojtjen e organizmit nga rrezatimi i rrezeve rentgen dhe rrezatimeve tjera jonizuese.
Mungesa e theksuar e Vitaminës B6 mund të manifestohet me lëkurë të yndyrshme (seborea) dhe me ndryshime psikologjike në organizëm (ngjashëm me pelagrën), por edhe me anemi mikrocitare hipokrome.
Burimet natyrore të Vitaminës B6 përfaqësohen në llojet e të gjitha produkteve, por, megjithate, më shumë gjendet te maja, drithërat, mishi dhe organet e brendshme, veçanerisht mëlçia dhe qumështi (nga 0,2 - 0,7 mg%).
Vitamina B6 është mjaft rezistente ndaj të nxehtit, veprimit të acideve dhe alkaleve, si dhe në ushqimin e përgatitur termikisht ka një sasi të mjaftueshme të kësaj vitamine.
piridoksina, piridoksali, piridoksamina, Vitamina B6 koenzima procesi i dekarboksilimit të aminoacideve, transaminimi, sinteza dhe zbërthimi i triptofanit, metabolizmi i acideve yndyrore të pangopura mbrojtja nga rrezet rentgen mbrojtja ndaj rrezatimeve tjera jonizuese lëkura e yndyrshme, seborea, ndryshime psikologjike anemia mikrocitare hipokrome. maja, drithërat, mishi, organet e brendshme,mëlçia, qumështi rezistenca ndaj të nxehtit, veprimit të acideve dhe alkaleve, si ushqimi i përgatitur termikisht,cka eshte, cfare eshte
loading...
Lexo edhe: