Zogu i vogël
Një zog i vogël
Ndaloi në dritare,
Qe sa një gogël,
S’kish ngrënë fare.
Me sqepin e tij
Në xham trokiti
Dhe mua shumë
Ai më çuditi!
Hapa dritaren
Të shoh se ç’ka,
Vështrimi i tij
Më thosh “dua të ha”.
I hodha thërrime,
Dhe e ledhatova,
Nga zemra e tij e vogël
Shumë urime mora.
Thellë në shpirt ndjeva
Një lumturi të madhe
Për zogun e vogël,
Që ushqeva në dritare.
Me shumë dashuri
Zogu më shikoi,
Hapi krahët e vegjël,
Në qiell fluturoi.
Poezi, Vjersha, Poezi per zogun, Vjersha per zogun,
loading...
Lexo edhe: