Elipsi është figura që nënkupton eleminimin e disa elementëve të një fraze.
Elipsi mund të jetë situacional, kur fjalët e hapura janë të integruara në situatë d.m.th. kuptohen nga konteksti p.sh. (e shkrova {detyrën; letrën; hartimin}) ose thjesht gramatikor: (shi {bie shi}).
Në analizën e prozës elipsi është një procedim tregimtari me anë të të cilit elipsohen (hiqen), pra kapërcehen disa pjesë të ngjarjeve dhe koha e tregimit bëhet pafundësisht inferiore në krahasim me kohën e historisë.
P.sh.:
“Kafaz ke qiellin
epshin pengim
e gjithë ku t’rreshket
shkon fluturim” (Mjeda)
“Fshati për karshi
me kisha, me varre
rrotull ca shtëpi
të vogëla fare” (Çajupi)
Ndeshet në të gjitha prozat.
Të spikatur si procedim e shohim tek “Mollë e ndalueme” e Migjenit; “Odin Mondvalsen” e K. Trebeshinës; “Oh” i A. Pashkut.
qka eshte Elipsi ,Cka eshte Elipsi ,ceshte Elipsi,cfare eshte Elipsi ,qeshte Elipsi
loading...
Lexo edhe: