Skip to main content

Humanizmi dhe Renesanca

Humanizmi është lëvizje e gjërë letrare-artistike, shkencore-filozofike e kohës së re që i përmbysi konceptet feudale-kishtare për të ndërtuar një koncept të ri shoqëror-ekonomik,letraro- artistik.

U paraqit në shek XIV,zhvillimin më të lartë e arriti në shekXVI.

Ndryshimet që ndodhën ishin ekonomia natyrore u shëndrrua në mallore.

Zbulimet gjeografike ishin : në fund të shek XV krijohen kushte për zbulime të kontinenteve të reja dhe të rrugëve detare për kontinentet e panjohura , të cila do të sillnin përfitime të mëdha dhe të shpejta , Kolombo zbulon kontinentin e Amerikës , V.De Gama zbulon rrugën detare për në Indi , Magelani bën udhëtimin detar rreth Tokës ,duke dëshmuar praktikisht se Toka është e rrumbullakët.

Zbulimet teknike ishin: zbulimi i barutit,busolla etj.

Njeriu i mesjetës mendonte dhe vepronte vetëm për të krijuar një kënd sa më të volitshëm për botën e amshuar,u nënshtrohej dogmave fetare , e ndiente veten të pafuqishëm , të pavlefshëm dhe si të përkohshëm, ish deprimuar , nuk interesohej fare për ndryshime shoqërore , politike dhe ekonomike , humanizmi kërkonte një njeri të ri ,një ideologji të re , të liruar nga dogmat një njeri që beson në fuqitë e tij fizike dhe mendore që do ta shpiejë drejt zhvillimit kjo ndikoi në lindjen e disiplinave shkencore si astronomia,anatomia,fiziologjia,zoologjia,botanika,,fizika në të cilat qendër e vëzhgimeve u bë njeriu dhe zhvillimi i tij.

Humanizmi u mbështet në antikitetin greko-romak,u shfrytëzuan veprat artistike dhe filozofike origjinale ,kjo lëvizje u quajt si renesansë që do të thotë rilindje.

Rilindja përfshin shumë lëmenj të krijimtarisë njerëzore.

Letërsia e renesancës në qendër të vëmendjes dhe tematikës kishte njeriun,kaloi nga tema fetare në atë jashtëfetare,stigmatizoi hipokrizinë fetare , u thellua në antikitet në pasqyrimin e botës reale të njeriut,morën nga antikiteti stilin,kultivuan forma të reja të shprehjes letrare si këngën lirike,epike,poemën,prozën,dramën,komedinë dhe tragjedinë.

Së pari u përhap në Itali pastaj në Francë,Spanjë,Angli,Holandë,Gjermani,Shqipëri etj.

Në Itali ishin D.Aligieri ,F.Petrarka,Xh.Bokaçio,në Francë F.Rable,Ronsari , në Angli Shekspiri, në Spanjë Servantes në Holandë Erazmi i Roterdamit , në Shqipëri Marin Barleti.Në art e kemi Leonardo Da Vincin , Mikelanxhelo Buonarotin , Rafaelin etj

Humanizmi dhe Renesanca,kur lindi renesanca,kur u paraqit renesanca,kur u zhvillua renesanca,humanizmi ne letersi,renesanca ne letersi,renesanca cka eshte,cka eshte humanizmi ne letersi,qka eshte humanizmi ne letersi 
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more