Skip to main content

Fragment - Gjenerali i ushtrisë së vdekur

Në hotel "Dajti" gjenerali e ndjeu veten mirë. Ai shkoi në dhomën e tij dhe ndërroi uniformën. Pastaj zbriti në holl dhe porositi një bisedim telefonik me shtëpinë.
Gjenerali, prifti dhe tre shqipëtarët u ulën në një tavolinë. Ata biseduan për gjëra të ndryshme dhe të parëndësishme. U shmangeshin bisedave politlke dhe shoqërore. Gjenerali ishte shumë serioz dhe i sjellshëm. Prifti fliste pak. Gjenerali dha të kuptonte se ai ishte kryesori, megjithëse prifti fliste më pak. Ai foli për traditat e bukura që ka krijuar njerëzimi në lidhje me varrimin e ushtarëve. Përmendi grekët e trojanët, që varrosnin njerëzit me aq madhështi në pushimet midis luftërave. Ai ishte shumë entuziast për misionin e tij. Do ta kryente shumë mirë këtë mision të rëndë dhe të shenjtë. Mijëra nëna prisnin bijtë e tyre. Ato kishin njëzet e ca vjet që prisnin. është e vërtetë se kjo pritje ndryshonte pak nga ajo pritja tjetër, kur ato shpresonin, t'u ktheheshin të gjallë bijtë e tyre, por, sidoqoftë, edhe të vdekurit priten. Ai do t'u çonte nënave eshtrat e bijve të tyre, që gjeneralët budallenj nuk ditën të udhëhiqnin në luftë. Ai ishte krenar për këtë. Ai do të bënte çmos.
- Zoti gjeneral, telefoni... Gjenerali u ngrit plot gjallëri. - Më falni, zotërinj. - Me hapa të gjatë dhe madhështorë shkoi në portinerinë e hotelit.
Po aq madhështor u kthye. Shkëlqente i tëri. Në tryezë pinin konjak dhe kafe. Biseda ishte më e ngrohtë. Gjenerali përsëri dha të kuptohej se ai ishte kryesori në këtë mision, sepse prifti, megjithëse kishte gradën kolonel, në këtë rast ishte vetëm një përfaqësues shpirtëror. Ai ishte kryesori dhe mund të hapte çfarë bisede që të donte: për konjakët, kryeqytetet, cigaret. E ndiente veten shumë mirë në këtë sallon hoteli, me këto perde të rënda, me këtë muzikë të huaj, bile, më tepër se të huaj. Ai u habit dhe vetë nga i erdhi kështu papritur kjo dashuri për konfortin, për të gjitha objektet që shikonte rreth e rrotull në sallonin e hotelit, duke filluar nga kolltukët e rehatshëm e gjer te zhurma e këndshme që bënte makina e ekspresit të kafes. Më tepër se dashuri, ndoshta ishte një ndjenjë malli e parakohshme për diçka që e ndiente se do ta braktiste për një kohë të gjatë.
Gjenerali ishte i gëzuar. Shumë i gëzuar. As vetë nuk e dinte përse i erdhi kjo valë gëzimi e papritur. Ky ishte gëzimi i udhëtarit që gjen një strehë pas një udhe të rrezikshme në mot të keq. Ajo gota e vogël e verdhë e konjakut nisi t'i dëbonte përherë e më shumë pamjen e irnosur e kërcënuese të maleve, që edhe tani në tavolinë e shqetësonte herë pas here. "Si një shpend krenar i vetmuar... " Befas e ndjeu veten tepër të fuqishëm. Trupat e dhjetëra mijëra ushtarëve, të futur në tokë, pritën kaq vjet ardhjen e tij dhe ja, ai erdhi që t'i ngrinte ara nga balta dhe t'ua kthente prindërve dhe të afërmve. Ai erdhi si një Krisht i ri, i pajisur me harta, lista dhe shënime të pagabueshme. Gjeneralët e tjerë i udhëhoqën këto kolona të pafundme ushtarësh drejt disfatave dhe asgjësimit, kurse ai erdhi që t'ua shkëpuste harrimit dhe vdekjes atë diçka që kishte mbetur prej tyre. Ai do të endej varrezë më varrezë, kudo, mbi ish-fushat e luftëtarëve, me qëlllm që t'i gjente të gjithë të zhdukurit dhe të humburit. Në luftën e tij me baltën nuk do të njihte disfatë, sepse ai ishte pajisur me forcën magjike të statistikave të përpikta.
Ai përfaqësonte një vend të madh e të qytetëruar dhe prandaj puna e tij do të ishte madhështore. Në punën e tij kishte diçka nga madhështia e grekëve dhe e trojanëve, diçka nga funeralet homerike. O, si do të mbeteshin me gojë hapur shqiptarët, që mbanin kaq shumë ombrella në duar.
Gjenerali ktheu edhe një gotë. Dhe që atë natë e tutje, çdo ditë, çdo mbrëmje, atje larg në vendin e tij, të gjitha ata që prisnin, do të thoshin për të: Ai tani kërkon. Ne shkojmë nëpër kinema, në restorante, në kafe, ndërsa ai i bie kryq e tërthor tokës së huaj dhe kërkon. Kërkon, hap varre. Oh, punë të rënda ka, por ai do të dijë t'ia dalë mbanë. Jo më kot dërguan atë. Zoti e ndihmoftë!
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Vjershe per 28 nentorin nga Suhejla Topojani - Kaçanik

28 Nëntori

Shumë zemra rënkonin
Shumë lotë pikonin
Shumë fëmijë u vranë
Vetëm se ishin shqiptarë.

Tani erdhi paqja
Tani erdhi liria
Gëzohemi të gjithë
Se erdhi Pavarësia.

Mirë se erdhe Pavarësi
Mirë se erdhe 28 Nëntor
Jemi të gëzuar të gjithë
Të bashkuar e unik

Vjershe apo poezi nga Suhejla Topojani - Kaçanik


vjersha per 28 nentorin,28 nentori vjersha shqip,vjersha dhe poezi per 28 nentorin,28 nentori poezi shqip,vjersha te bukura per 28 nentorin,pavaresine e Shqiperise,shqipnise,

Ese per 8 marsin diten e nenes

Nje dite qe mbart respekt,dashuri te pafund,per ato qe na dhane jete nga jeta e tyre.Per ato qe naten e bene dite dhe na mekuan me qumesht nga gjiri i tyre. Per ato qe gjenden prane sado larg qe te jemi ,sa here zemrat tona deshperohen,sa here shpirtrat tane renkojne. Per ate krijese te Zotit,mbushur me kaq dashuri,me kaq miresi.Ndaj sot ne kete dite te shenuar po mbeshtes koken dhe mendimet e mija ne prehrin e nenes sime,ne prehrin e nenave tuaja,ne ate preher ku loti thahet si me magji,dhe brengat dhe trishtimet largohen. Aty ku paste diell, drite, paqe, lumturi, qofshin ngahera nenat tona. Gezuar festen e 8 Marsit per te gjitha nenat e botes,per ato me te dhemshurat,me te mirat, me te shtrenjtat. Dera e urimeve eshte e hapur, se ne shpirtin e nje nene nuk ka nevoje te trokasesh.

Burimi: http://www.mesoshqip.org/2013/02/ese-per-8-marsin-diten-e-nenes.html#ixzz4295n81u9
ese per 7-8 marsin ese per 7 dhe 8 marsin ese per 7dhe8 marsin poezi per nenen per 8 mars poezi per 7…

Macja në ëndërr

Macja paraqet botën e brendshme të njeriut në veçanti botën e pavetëdijshme.Pikërisht nëpër mes kësaj ëndrres mund ta rinjohësh botën tënde të brendshme,veset,instinktin dhe dilemat e saja konfliktuoze.Aty paraqiten vetite e tua të fshehta që tregohen mjaft agresive dhe të ngatshëme për të sulmuar.  Macja ne enderr simbolizon një frymë të pavarur, seksualitetin femëror, krijimtarisë,fuqine,shoqerine,misteriozen,te panjohuren etj
Macja mund te perfaqesoje deshiren dhe nevojen per me shume shoqeri intime.
Macja mund të tregojnë se dikush është duke u mashtrues ose të pabesë ndaj teje.
Nese macja eshte agresive, atëherë kjo tregon se keni probleme me aspektin femëror të vetes.Endrra mund te jete metafore se dikush eshte i lig me ju dhe me qellim te keq ndaj jush.Në qoftë se keni frikë nga macja në ëndërr tuaj, atëherë kjo tregon se ju jeni të frikësuar nga aspekti femeror i vetes.Një mace pa bisht,atëherë kjo nënkupton një humbje e pavarësisë dhe mungese e autonomisë.Nese macja …
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more