Skip to main content

Kultura e Kaçanikut



Ben APOLLONI

Kultura e Kaçanikut

Kaçaniku dikur, para viteve ’90 ka pasur një kinema, ka pasur një Shtëpi të Kulturës, në të cilën janë shfaqur shfaqje teatrore, filma, koncerte etj. Në objektin e Shtëpisë së Kulturës ka qenë edhe biblioteka e furnizuar relativisht mirë. Në atë kohë publiku i Kaçanikut ka qenë publik shumë i kultivuar, dhe shumë i respektuar. Publiku kaçanikas ka ditur t’i vlerësojë shfaqjet artistike të cilit do zhanër. Publiku kaçanikas i asaj kohe me nostalgji kujtohet nga artistët kosovar, nga ata që kanë pasur rastin të performojnë para tij. Në atë kohë kaçanikasit kanë qenë në hap me zhvillimet kulturore botërore; në kinemanë e qytetit janë shfaqur filmat premiera botërore, në teatër janë dhënë shfaqje nga aktorët e Teatrit Popullor të Kosovës, në bibliotekë kanë ardhur librat e Kamysë, Sartrit, Bulgakovit, Markezit, Sabatos, etj. Kaçanikasit përmenden për shije dhe dije muzikore. Kanë dëgjuar muzikë nga The Beatles, The Rolling Stones, Led Zeppelin; kanë dëgjuar Minatorin, Gjurmët, Telex-in, Trix-in. Por kanë pasur edhe këngëtarët e grupet e veta, si: “Fontana”, “Fortuna”, “Fortesa”, SH.K.A.“Përparimi”, etj. që kanë pasur famë në hapësirën kosovare e më gjerë.
 

Por çfarë ndodhë sot ?
 

Kultura e Kaçanikut në vitin 2010 të shekullit XXI është në gjendjen më të rëndë të mundshme. Nuk ka kinema, nuk ka teatër, fondi i librave të bibliotekës së qytetit nuk është pasuruar ( përjashto disa kiç libra të shkruar nga autor që nuk kanë lexuar ndonjëherë libër), nuk ka koncerte, nuk ka asgjë që ka të bëjë me kulturën. E njerëzit që kanë për detyrë të merren me organizimin e jetës kulturore nuk turpërohen me këtë fakt. Ata si duket nuk dinë asgjë, madje as të skuqen. Krejt atë kulturë që Kaçaniku e kishte dikur, sot nuk e ka. Kultura në Kaçanik është në nivelin zero. (Dikush mund t’i përmend SH.K.A.-të “Gryka e Kaçanikut” dhe “Shqiponja” që janë aktive. Por aktiviteti i tyre nuk e ngrit pozitën e kulturës për asnjë pikë ). Përgjegjësit për kulturë gjatë këtyre tetë viteve të pas luftës jo që nuk kanë punuar për të krijuar diç në këtë drejtim, por kanë lejuar edhe rrënimin ose dëmtimin e objekteve kulturore pa çarë kokën fare. Kujtojmë objektin e kinemasë së qytetit ku dikur janë shfaqur kryevepra filmike. Ai objekt s’është më. Shtëpia e Kulturës (aty është shpallur Kushtetuta e Kosovës) po shkatërrohet çdo ditë. Kalaja po ashtu. Muri i xhamisë së qytetit është dëmtuar, kurse teqeja është fshirë nga faqja e dheut.
 

Po a ka mundësi të ndryshohet kjo gjendje?
 

Natyrisht se po. Në Shtëpinë e Kulturës (në shkatërrim e sipër) ka mundësi për aktivizimin e kinemasë, për shfaqje teatrore, koncerte; ka hapësirë për të ushtruar grupet muzikore. Kaçaniku sot ka mundësi që ta ketë edhe teatrin e vetë. Mundësi kadrovike ka për një gjë të tillë (ka katër dramaturg të diplomuar, një regjisor, tetë aktorë të diplomuar, pesë piktorë, muzikantë, etj). Por mungon vullneti i njerëzve kompetentë për kulturë.
 

Kultura është e nevojshme për njeriun. Madje shumë e nevojshme. Pos nevojave themelore (nevojave fiziologjike) njeriu ka nevojë për kulturë. Ka nevojë që të përjetojë katharsis (çlirim nga ndjenjat e këqija nëpërmjet frikës dhe mëshirës). Por, qytetari kaçanikas për çdo ditë e më shumë po dekulturohet. Këtë dekulturim po e arrin me “ndihmën” e institucioneve, mediave elektronike që emetojnë tërë ditën seriale latino-amerikane, dhe muzikë kiç. Dhe duket se ky dekulturim dikujt po i konvenon. Sepse njerëzit që lexojnë libra, shkojnë në teatër, në kinema; shkurt e shqip njerëzit me vetëdije të ngritur janë njerëz të “parehatshëm” për qeveritarët. Thjeshtë sa më i ultë niveli kulturor i qytetarëve, kolltuku i qeveritarëve më i rehatshëm, më i sigurtë. “Ta marrë dreqi, ta marrë, ne nuk kemi lexuar kurrë libra, nuk kemi shkuar kurrë në teatër, as në kinema, as nuk kemi dëgjuar kurrë Moxartin, as Bethovenin, dhe ja ku jemi. Në kulm.”- mbase kështu do të shpreheshin “përgjegjësit” për kulturë. Dhe vërtetë i kanë hipur në kulm.

Kaqaniku dhe Kultura e tij,kultura e kaçanikut
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more