Bojkoto produktet e Serbisë

Bojkoto produktet e Serbisë

Vepra e Bodlerit-analizë letrare apo kritike letrare

Jeta dhe vepra e Bodlerit të bëjnë të kuptosh se ai në të vërtetë jetonte me artin dhe per artin. 
Përveç poezive ai shkruante dhe botonte edhe proza poetike, tregime, ese e kritika për veprat letrare, por edhe për ekspozita të artit figurativ dhe për opera. Pra, ai e donte artin në përgjithësi. Mbase fati i ngjashëm bën që ai ta dojë në mënyrë të veçantë dhe ta përkthejë me dashuri në gjuhën frenge shkrimtarin e njohur Edgar Alan Po. Përveç tij, Bodleri çmonte shumë edhe shkrimtarë të tjerë të kohës, të letërsisë së cilës i përkiste edhe vetë, si Viktor Hygoin, Teofil Gotjenë, Fransua Vijonin e të tjerë. Sado që thuhet se Bodleri është i ndikuar nga E. A. Po, ai është individualitet poetik plotësisht i ri dhe plotësisht burimor sa i përket zgjedhjes së motiveve, shprehjes, gjuhës dhe atmosferës poetike. Është i pari nga poetët modernë, i cili diti në mënyrë aq rrëqethëse ta paraqesë realitetin e kohës, gjendjen e mjegullimtë të jetës urbane, motivet shokante deri atëherë të pahetuara.
Me peizazhe konkrete, sidomos me ato të Parisit, dhe me ato që i sajojnë imazhet e simbolet e qëlluara, Bodleri paraqet edhe koloritin e dramës së njeriut. Në këso tablosh piktoreske e transparente na bie në sy madhështia e simbolit, që do të përpiqen ta sendërtojnë kush më pak e kush më shumë edhe Verlen, Rembo e Malarme.
Vepra e Sharl Bodlerit shënon mbarimin e rrymës klasiciste dhe fillimin e poezisë moderne jo vetëm në Francë, por përgjithësisht në Evropë.
Vepra me të cilen ai bën një kthesë të tillë në poezinë evropiane, pa dyshim dhe më e rëndësishmja në gjithë opusin e tij, është vëllimi poetik “Lulet e së keqes”, i botuar për herë të parë më 1857. Ky libër nuk shënon vetëm një “dridhje të re”, por shumë më tepër. Shënon fillimin e shkëputjes me traditën dhe shfaqjen e ndjeshmerisë moderne në poezinë frenge. “Në këtë libër të tmerrshëm, - i shkruan poeti avokatit të tij, Anselit, - kam gjithë zemrën time, gjithë ndjeshmërinë time, gjithë besimin tim të rrënuar dhe gjithë mllefin tim.”
Botimi i këtij libri në Paris zgjoi një diskutim të gjithanshëm dhe nga rendi i atëherëshëm shoqëror nuk u prit mirë. Madje, poeti edhe ndëshkohet gjoja në emër të moralit dhe të së vërtetës! Megjithatë, motivet poetike, sugjestiviteti i metaforave plotësisht të reja, forca dhe drejtpërdrejtshmëria e simboleve, gjuha e kulluar në sitë aq të hollë bënë që krijimet poetike të Bodlerit të pranohen mirë nga dashamirësit e artit, e sidomos nga shkimtarët dhe artistët e mëdhenj të kohës. Shkrimtari Viktor Hygo do t’i shkruajë poetit: “Lulet e së keqes” janë rreze të ndritshme që lëshojnë dritë si yjet, kurse gjykimet në emër të “moralit” dhe të së” vërtetës”, për ju janë kurora më e mirë.” Dhe vërtet pikërisht ky libër bëhet kurora më e mirë e poetit, ajo që do ta mbajë përjetshëm në panteonin e poezisë botërore, si kthesë e rëndësishme në zhvillimin e saj.

Përveç “Luleve të së keqes”, vepra të tjera të njohura të Bodlerit janë “Parajsat artificiale” (1860) për të cilën thuhet se paraqet filozofinë e “Luleve të së keqes”, pastaj “Rrënojat” (1864), “Kureshtjet estetike” (1869), e cila mendohet se është vepra më e mirë me ese dhe kritika në shekullin XIX, “Prozat poetike” (1869) etj. 



Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare
veprat e bodlerit, Sharl Bodler,bodleri,Bodleri, analize e veprave te Sharl Bodler,Veprat e Sharl Bodler,Veprat letrare te Sharl Bodlerit,Lulet e së keqës Bodler,veprat nga Bodler, kritike letrare per bodlerin
  •