Skip to main content

Dëshirat e plakut

               Dëshirat e plakut



Vëllezër dhe motra!

Eselamu alejkum! Është mirë të mësojmë nga ngjarja e një të moshuari. Ndodhia në fjalë

zgjon interesim, ofron dobi dhe mësime.

Një plak i shtyrë në moshë gjendej i shtrirë në shtratin e vdekjes. Rreth tij ishin tubuar

anëtarët e familjes, të afërmit dhe miqtë. Momentet e fundit të vdekjes... qimet e bardha i

kishin mbuluar kokën, shenjat e pleqërisë vëreheshin dukshëm, por ai ishte i përmbajtur

në fytyrë. Të gjithë rreth tij shikonin me kujdes dhe vëmendje. Mbretëronte qetësia..

Plaku filloi të flasë: -O bijtë e mi! Kur i mbusha të njëzetat, kisha ambicie, aspirata dhe

synime të mëdha. Ato ishin gjithëpërfshirëse, synoja të ndryshoja për së miri tërë dynjanë

(botën), të bëja një përmirësim të shkëlqyer. Këto ishin ëndrrat e mia!

Kaluan vitet, i bëra njëzet e një, njëzet e dy, njëzet e tre... arrita në të tridhjetat. Kështu e

pashë veten se gjatë kësaj periudhe kohore vetëm kisha menduar, por asgjë nuk kisha

ndryshuar.

Synimi për të ndryshuar botën është një gjë e vështirë, prandaj nga ky moment vendosa të

reformoja shtetin ku jetoja. Patjetër mendoja që duhet të kontribuoja për vendin tim duke

e transformuar në një gjendje më të favorshme. Kështu dëshirat filluan të zbehen

dalëngadalë, vit pas viti. Tridhjetë e një, tridhjetë e tre... dhe i bëra dyzet vite jetë. Vërtet

me keqardhje po e them se prapë asgjë nuk arrita të bëja, vërejta se ishte e vështirë.

Vendosa të përqendrohesha vetëm në qytetin ku jetoja, së paku këtu t’i realizoja ëndrrat e

mia. Për çudi, vitet shkonin: dyzet e një, dyzet e tre dhe i plotësova pesëdhjetë vite, por

përsëri nuk arrita të realizoja asgjë dhe të bëja asnjë ndryshim.

Kështu, duke parë veten pa rezultate, vendosa ta jepja kontributin tim në një nivel më të

vogël dhe zgjodha lagjen ku banoja, me shpresë se këtu do ta arrija qëllimin. E, një ditë i

mbusha gjashtëdhjetë vite! Përsëri, shumë me keqardhje duhet të them se nuk arrita të

përmirësoja dhe të ndërroja as lagjen time.

Vendosa të ndryshoja shtëpinë time, anëtarët e familjes sime. Fillova të veproja në këtë

drejtim, shkoi një vit, i dyti, i treti dhe i mbusha shtatëdhjetë vite jetë e përsëri nuk arrita

të përmirësoja dhe të ndikoja as në familjen time.

Nuk pata sukses dhe dështova në të gjitha rastet. Vallë! Ku është problemi? I mbusha të

shtatëdhjetat dhe tani jam në shtratin e vdekjes.

Plaku u tha bijve të vet: -Unë e mësova arsyen e dështimit në të gjitha këto përpjekje.

Ishte e nevojës dhe parësore që unë të filloja së pari nga vetja, të përmirësoja veten. Po qe

se nuk ndryshon veten, assesi nuk ke mundësi të ndikosh te të tjerët. Allahu i Lartësuar

thotë: “Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ata të

ndryshojnë ç’kanë në vetvete.”

Plaku shprehet: -Po të më japë Allahu jetë edhe dhjetë vite, që nga ky çast do të filloja ta

përmirësoja veten dhe jam më se i bindur se kur ta arrija këtë, do të kem mundësi të

ndikoj dhe të përmirësoj familjen time, lagjen ku banoj, qytetin dhe vendin tim.

Kur Muhamedi, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, filloi komunikimin e

mesazhit islam, filloi nga vetja dhe më pas e zgjeroi shtrirjen e udhëzimit.





menquria e plakut,deshirat e plakut,tregime islame,tregim islam,tregime nga islami,
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Vjershe per 28 nentorin nga Suhejla Topojani - Kaçanik

28 Nëntori

Shumë zemra rënkonin
Shumë lotë pikonin
Shumë fëmijë u vranë
Vetëm se ishin shqiptarë.

Tani erdhi paqja
Tani erdhi liria
Gëzohemi të gjithë
Se erdhi Pavarësia.

Mirë se erdhe Pavarësi
Mirë se erdhe 28 Nëntor
Jemi të gëzuar të gjithë
Të bashkuar e unik

Vjershe apo poezi nga Suhejla Topojani - Kaçanik


vjersha per 28 nentorin,28 nentori vjersha shqip,vjersha dhe poezi per 28 nentorin,28 nentori poezi shqip,vjersha te bukura per 28 nentorin,pavaresine e Shqiperise,shqipnise,

Ese per 8 marsin diten e nenes

Nje dite qe mbart respekt,dashuri te pafund,per ato qe na dhane jete nga jeta e tyre.Per ato qe naten e bene dite dhe na mekuan me qumesht nga gjiri i tyre. Per ato qe gjenden prane sado larg qe te jemi ,sa here zemrat tona deshperohen,sa here shpirtrat tane renkojne. Per ate krijese te Zotit,mbushur me kaq dashuri,me kaq miresi.Ndaj sot ne kete dite te shenuar po mbeshtes koken dhe mendimet e mija ne prehrin e nenes sime,ne prehrin e nenave tuaja,ne ate preher ku loti thahet si me magji,dhe brengat dhe trishtimet largohen. Aty ku paste diell, drite, paqe, lumturi, qofshin ngahera nenat tona. Gezuar festen e 8 Marsit per te gjitha nenat e botes,per ato me te dhemshurat,me te mirat, me te shtrenjtat. Dera e urimeve eshte e hapur, se ne shpirtin e nje nene nuk ka nevoje te trokasesh.

Burimi: http://www.mesoshqip.org/2013/02/ese-per-8-marsin-diten-e-nenes.html#ixzz4295n81u9
ese per 7-8 marsin ese per 7 dhe 8 marsin ese per 7dhe8 marsin poezi per nenen per 8 mars poezi per 7…

Ese per 7 marsin diten e mesuesit

Ese per 7 marsin diten e mesuesit 7 marsi eshte dita e vetme e cila i kushtohet mesuesit, kjo me te vertete e nje dite me vend dhe nje dite qelluar, me vjen mire qe ne kemi nje dite qe ta falemnderojme mesuesin per te gjitha te mirat dhe veshtiresite qe i kalon dhe i ka kaluar per te na mesuar neve. Mesuesi eshte sikur babai/nëna jonë i/e dyte, ai/ajo na mesoi shkronjat A,B,C... dhe numrat 1,2,3... Ne per 7 mars shfrytezojme rastin qe si per falenderim mesuesit ti japim dhurata, ku zakonisht i dhurojme lule si simbol lumturie dhe dashurie ndaj tij.

Burimi: http://www.mesoshqip.org/2013/02/ese-per-7-marsin-diten-e-mesuesit.html#ixzz4296FqRjS ese per 7-8 marsin ese per 7 dhe 8 marsin ese per 7dhe8 marsin ese per 7 marsin shqip per 8 mars poezi urime per 8 mars ese per 7 marsin 7 marsi poezi
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more