Kush ishin abasidët ?
Abasidët: (arab.): Dinasti arabe, trashëgoi Emevitët në sundimin e shtetit islam prej (750 - 1258).
Të gjithë anëtarët e saj ishin pasardhës të Muhamedit a.s.
Emrin e mori nga xhaxhai i Pejgamberit a.s., Abbas ibn Abdul Muttalib ibnu Hishamit, nipi i të cilit, Muhamed ibnu Ali, ishte i pari që e dha betimin si halif i myslimanëve.
Gjatë sundimit të Abasidëve janë arritur rezultate të mëdha në letërsi, filozofi, shkencë, art, arkitekturë dhe muzikë.
Mirëpo, përhapja e drejtimeve të ndryshme fetare, ndarja e disa popujve si dhe formimi i dinastive të reja e dobësuan fuqinë e vërtetë të halifit, duke ia lënë vetëm rolin e prijësit shpirtëror.
Nga viti 940 deri më 1258, dinastia abaside pothuajse nuk kishte kurrfarë roli politik, deri në shkatërrimin e saj përfundimtar në viti 1258, kur mongolët e pushtuan Irakun dhe e shkatërruan Bagdadin.
loading...
Lexo edhe: