Skip to main content

PËR TY

PËR TY
Përcaktohu…sepse ti je i papërsëritshëm
Rrugën të cilën e ke përpara
Ti nuk e njeh

Askush nuk ka kaluar nëpër të
Si do të kalosh ti.
Kjo është rruga jote,
E pandryshueshme
Ti mund të marrësh këshillen,
Por vendimi të takon TY.

Merre vetveten
Të jesh ai i cili je, ajo e cila je
Atëherë fillon të BËHESH
Çfarë ti dëshiron të jesh.
Kuptoje dobësinë tënde.
Atëherë mund të punosh më ndryshimin
Dhe a di sa shumë mund të ndryshosh
Të kesh kujdes ndaj pasigurive tua,
Ato t’i mbyllin rrugët tua…
Vetëm nëse ti je TI
Jep kontributin tënd të rëndësishëm
Beso
Do të krijohet një zbraztësirë
Nëse ti tërhiqesh…
Ç’ke përjetuar ti
Dhe ç’do të përjetosh
Ato të përcaktojnë ty
Të formësojnë pamjen tënde të vërtetë
Punën tënde në botë nuk mund ta kryejmë
Se askush nuk e sheh botën sikur ti
Askush nuk i ka veçantitë tua,
Askush nuk është sikur ti
Askush, sepse: ti je I VETMI -TI.
E VETME ËSHTË EDHE DËSHIRA JOTE.
Ti merre jetën tënde në duart tua
Dhe kërjoje përgjegjësinë
Në ty!
Mendo që ta njohësh vetveten
Tash shpërthen diçka e re në ty
Horizonti yt do të zgjerohet.
Parandjenjat të kërkojnë ty në shtëpi.
E kaluara iku
E ardhmja nuk dihet,
Sot je ti – TI.
Sepse ti je në rrugëtim e sipër.
TY TË TAKOJNË EDHE NDRYSHIMET NË TY.
Gjithashtu ti je i papërsëritshëm,
Ti je, oh zemra ime e dashur,
Ti je ai-ajo që dëshiron të jesh.
Nëse ti je në ty
Dhe ndihesh mirë,
Ti e duron veçantinë e tjetrit,
Pamjen e veçantë të gjërave
Ti i duron edhe të tjerat e tjetrit.

Ti qëndro pranë teje,
Te LIRIA jote dhe kufinjtë e tu
Mos merr asgjë prej nesh.
Ne kemi nevojë për ty
Vetëm atëherë
Vetëm atëherë
Kur ti të bëhesh TI.
P. S. ripostim i vargjeve që e thonë thelbin, esencën e rritës shpirtërore.
Me shumë dashuri, Daut Demaku
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more