Lahuta e Malcisë Gjergj Fishta (Analiza)
Lahuta e Malcis nuk është vepër historike, edhe pse mbështetet në ngjarje historike dhe përshkruan persona të vërtetë që kanë marrë pjesë në këto ngjarje.
Vepra e Gjergj Fishtës nuk është as një trillim fantastik, megjithëse në të pasqyrohet një popull që bashkëjeton në mënyrë të pandarë me mitet e legjendat e veta.
Lahuta e Malcis është një poemë epiko-heroike, një vepër epope, subjekti i së cilës është ndërtuar mbi epizode të shumta, ku veprojnë një numër i madh personazhesh historike e mitologjike.
Baza kompozicionale e poemës është konflikti ndërmjet dy popujve më të vegjël në Ballkan: i shqiptarëve me malaziasit.
Ky konflikt nis në Vraninë, një ishull i vogël në Liqenin e Shkodrës, pikë kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Mali të Zi, dhe përfundon në Londër, në Konferencën e krerëve të Fuqive të mëdha, të cilët morrën vendimin që forcat shumëkombëshe të vendoseshin në qytetin e Shkodrës, për të zgjedhur këtë konflikt.
Në Vraninë ndeshet shkodrani Oso Kuka, në krye të rrojeve të postës kufitare, me malaziasin Vuk Drakoviqin, që i printe një bande cubash.
Më pas ndeshen forcat e Dervish Pashës, të dërguara nga sulltani, me ushtrinë e Mark Milanit, të ngritur nga Krajl Nikolla i Malit të zi për të pushtuar tokat e Perandorisë Osmane në Ballkan.
Kjo vepër ka për temë heroizmin shqiptar, luftërat e popullit shqiptar për pavarësi, pra luftërat e shekullit të kaluar.
lahuta e malsise analiza,referat,vepra,kritika,analize,lahuta e malcise,lahuta e lahute e malcise,kritika,letrare
loading...
Lexo edhe: