1. Tërësia e njerëzve që jetojnë në një bashkësi shoqërore e politike në një vend a në një shtet; banorët e një vendi a të një krahine; klasat e shtresat e gjera punonjëse që përbëjnë themelin e shoqërisë dhe të zhvillimit të saj në një etapë të caktuar. Populli shqiptar. Populli ynë. Popull i madh (i vogël). Vullneti (mendimi, gjykimi)
i popullit. Gjuha e popullit. Kultura (krijimtaria) e popullit. Bir (udhëheqës) i popullit. Ushtar (shërbëtor) i popullit. Në emër të popullit. Fitorja u përket popujve. U ngrit populli në këmbë. Popujt e bëjnë historinë. Populli është në fuqi. Pushteti i popullit.

2. Kombësi; komb. Popull liridashës. Popull i lirë. Popujt e shtypur. Popujt e botës (e Evropës). Pavarësia e popujve.
3. Pjesa më e madhe e popullsisë në vendet borgjeze, që shtypet e shfrytëzohet nga klasat sunduese; masat e gjera punonjëse, njerëzit e thjeshtë e të varfër; vegjëlia. Populli i thjeshtë njerëzit që u përkasin klasave e shtresave të ulëta të popullsisë në një vend me klasa antagoniste. Jetesa e popullit. Në gjirin e popullit.
4. bised. Njerëzit në përgjithësi, gjindja. Popull i zgjuar. Popull i çuditshëm! Kishte shumë popull në shesh. Doli para popullit.Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, kuptojm,shqip,eshte,quajme,kuptimi i fjales, domethnja e fjales,jane,populli,popull,popujt,
loading...
Lexo edhe: