Inhibitorët e pompës proteinike
Inhibitorët e pompës
proteinike janë barna që në varësi nga doza mund ta ndalin prodhimin e acidit
gastrik në tërësi.
H2 bllokatorët
mund të shfrytëzohen vetëm pas diagnostikimit defintiv të ulçerës peptike.
Nga ky grup në shfrytëzim janë
: omeprazoli, esomeprazoli, pantoprazoli,
lansoprazoli, etj.
Omeprazoli është bari që lidhet për
sistemin e enzimeve të H+ / K+
/ ATP – azës ( që njihet si pompa proteinike ) në murin parietal të lukthit.
Me
këtë veprim suprimohet sekretimi i joneve të H + në lumenin gastrik.
Suprimimi i prodhimit të acidit gastrik ësthë shumë më efektiv, se sa me H2
bllokatorë .
Shfrytëzohet në reflux
ezofagitis, dhe në ulçerën aktive peptike, - sidomos në rastet kur dështojnë
H2 bllokatorët. Jepet së bashku me antimikrobikët për eradikimin e H. pylori.
cilat jane barnat qe e ndalin prodhimin e acidit gastrik,barnat kunder ulqeres gastrike
loading...
Lexo edhe: