Skip to main content

Oliver Twist - Ese


Nëse hapim sytë sot dhe shikojmë përreth hapsirës sonë shoqërore ju lutem më thoni ju sa Oliverë Tuista do të kemi ?

Shumë, pak, apo hiç ?

Prishtinë.

Tek sa ecim sheshit të Prishtinës, hasim me dhjetra Oliverë nëpër rrugë, duke të zgjatur dorën, e duke të bekuar, që t’u japësh një dhjetë centësh.

Ulemi në kafenenë “Down Town”, edhe aty takojmë dhjetra Oliverë, disa si ata tek sheshi, dhe ca të tjerë si cigareshitës.

Vazhdojmë rrugën për tek “Pallati i rinisë”, aty është “shkollë” për shumë Oliverë të cilët fillojnë mësimin në shtatë dhe e vazhdojnë deri sa aty të mos shkelë këmbë njeriu. Orar i gjatë vërtet, por mësojnë shumë. Atë që ne se dimë. Oliverë të ndryshëm sheh kudo, vetëm duhet të shikosh.

Prishtina, e cila është qendra më e zhvilluar e Kosovës, ka qindra Oliverë, më thoni ju lutem sa ka Kosova?

Shumë.

Këta Oliverë nuk e kanë mundësinë të shkojnë në shkolla që janë falas, e lëre më të na bashkangjiten neve.

Këta lypsarë, cigareshitës, vjedhës të vegjël, janë Oliverë sepse nuk kanë prindër, kjo është e sigurt, edhe sikur të kenë “prindër”, ata do t’i kenë në formën e Çifutit i cili i shfrytëzon dhe nuk i tregon kurr mënyrën e daljes nga varfëria. Dhe kjo mënyrë është arsimimi. Kjo është arma më e fortë e të varfërit fëmijë për të mos u bërë Oliver.

Prishtina ka plot Oliverë Tuista. Oliverë Tuista në plotë kuptimin e fjalës. Ju njihni të tillë plotë, edhe unë gjithashtu. Pra nëse dikush ju thotë se Oliver Tuisti ka vdekur, dijeni që ju gënjen. Përderisa ka shfrytëzime të njeriut, e pashmangshme është mosekzistenca e Oliver Tuistit.

Koha ecën.

Ndoshta për sot jeni të bindur se ekziston Oliver Tuisti. Po tani do të ju tregoj si ta dini në të ardhmën. Fare lehtë, pa i parë hiq.

I bëni pyetje vetes a ka padrejtësi, parregullësi, shtypje, shkelje, shfrytëzim? Nëse për njërën nga këto gjeni fakte që ekziston atëher dijeni që Oliver Tuisti nuk ka vdekur.

 Ju lutem shumë punoni që të mos lind më asnjë Oliver Tuist.

Oliver Twist - Ese,Ese shqip per Oliver Tuistin,Oliver ese te ndryshme shqip,Ese per jeten ne Kosove,Kosova ese shqip,ese per shoqerine ne Kosove
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more