Oliver Tuist është personazhi kryesor i novelës së Çarls Dikensit me po të njëjtin emër.
Oliver Tuisti njihet të jetë personazhi apo protagonisti i parë fëmijë në novelat angleze.
Ndërsa vepra “Oliver Tuist” është vepra e parë e cila ka si personazh apo protagonist të ngjarjeve një fëmijë.
Kjo vepër është vepra e dytë e shkrimtarit Çarls Dikensit vepër e cila u botua në një revistë mujore me titull origjinal “Bentley’s Miscellany”.
Ky roman është një roman social apo shoqëror që synon të paraqes jetën e mjerë të mijëra fëmijëve të pastrehë e pa të ardhme.
Dikensi në këtë vepër tallet me hipokrizinë e kohës, duke goditur fuqishëm tema serioze me një sarkazëm dhe humor të zi.
Thuhet se Dikensi u frymzua për këtë vëpër nga ngjarja e vitit 1830, ku një jetim me emrin Robert Blionce po si Oliver Tuisti përballej me jetën e vështirë: pastrehën, punën e rëndë dhe të ardhmën jo të sigurt.
Me këtë vepër Dikensi sfidon epokën e tij duke venë në lojë tërë shtetin anglez të asaj kohe, një shtet pa ligje dhe pa mbrojtje për të varfërit, një shtet në të cilin mbizotron krimi dhe padrjetësia.
Me “Oliver Tuist”-in Dikensi na sjell një vepër realiste, një vepër pa hijeshi të ngjarjeve, të paraqituara ashtu siç janë, një vëpër reale pa përdorim të ndonjë lloji të romantizmit.
Vepra Oliver Tuist është bërë inspirim për krijimin e shumë filmave dhe telenovelave në botë, si dhe për shumë shfaqje muzikore e teatrale.
Ketu mund te gjeni Analizen e vepres Oliver Tuist nga Çarls Dikens.Analiza e vepres Oliver Twist shkruar nga Çarls Dikens,referat i vepres Oliver Tuist nga Çarls Dikens,Novela Oliver Tuist,subjekti,personazhet,tema,ideja,motivi,ngjarja,analize e vepres Oliver Tuisti
loading...
Lexo edhe: