Skip to main content

Udha - Edmondo de Amiçis

Udha - Edmondo de Amiçis

Sonte unë po të shikoja nga dritarja, kur ti u përplase me një grua. Shiko më mirë kur ecën në udhë, sepse
edhe aty duhet të zbatosh disa rregulla. Nëse ti i mat sjelljet e tua në shtëpi, atëherë përse të mos veprosh
po kështu dhe në udhë, që është shtëpia e të gjithëve! Mos harro, po ta kesh vëth në vesh, o Enrik: sa herë që të takosh një plak, një të varfër, një grua me foshnjë në duar, një të çalë me paterica, një burrë të
ngarkuar, një familje të veshur me të zeza, lirojua udhën me nderim. Ne duhet të nderojmë pleqtë, të varfërit,
dashurinë e nënës, të sëmurët, të munduarit, të vdekurit. Sa herë që të shohësh ndonjë njeri që rrezikohet nga një makinë, në qoftë fëmijë, largoje, në qoftë burrë, lajmëroje. Pyete fëmijën që e sheh të vetëm dhe duke qarë se ç’nevojë ka; jepja plakut shkopin që i ka rënë përdhe. Kur zihen dy fëmijë, ndaji; në qofshin burra, largohu e mos e shiko atë pamje të keqe, të vrazhdë që të fyen e të nguros zemrën. Preje fjalën e të qeshurën me shokët e tu, kur të takosh ndonjë të sëmurë rëndë, që e përcjellin për në spital. Shikoi me nderim të gjithë fëmijët e instituteve që shkojnë dy nga dy: të verbrit, shurdhmemecët, të gjymtuarit, jetimët.
Bëj sikur nuk e shikon atë që ka ndonjë të metë trupore. Sa herë që të gjesh përpara këmbëve të tua ndonjë shkrepëse të ndezur, mos harro ta shuash, se ajo mund t’i rrezikojë ndonjërit jetën. Përgjigjju me njerëzi udhëtarit që të kërkon rrugën. Mos shiko njeri duke përqeshur, mos vrapo pa nevojë, mos thërrit. Nderoje udhën! Edukata e një populli gjykohet sipas sjelljes që tregon në udhë. Atje ku gjen njerëz të liq në udhë,
do t’i gjesh dhe nëpër shtëpi. Studioi udhët, studioje qytetin ku jeton; në të qëlloftë ndonjëherë të gjendesh larg vendit tënd, do të të vinte mirë ta mbaje mend qytetin ku ke lindur - atdheun tënd – ai që për ty ka qenë për shumë vjet bota jote, - ku ke bërë hapat e parë, ku të është çelur mendja, ku ke gjetur miqtë e parë. Ai ka qenë një nënë për ty; të ka mësuar, të ka dëfryer e të ka mbrojtur. Studioja udhët e banorët
dhe duaje e, kur të dëgjosh se ta fyen njeri, dili zot.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more