''Rëndësia e shkollës''
Jeta e një njeriu është si varka e një peshkatari që mundohet të gjejë rrugën e duhur për të peshkuar.
Kështu edhe ne mundohemi të kemi një jetë sa më të lumtur për ta jetuar. Por që të kemi një jetë të lumtur, truri ynë duhet të jetë i pasuruar me dituri, e cila na ndihmon t’i kapërcejmë më lehtë vështirësitë në jetë. Për këtë arsye shkollat janë dhurata më e shtrenjtë për njerëzimin. Shkolla na ndihmon të fitojmë dituri të reja dhe aftësi mendore për të jetuar sa më mirë.
Shih edhe: Ese të ndryshme shqip
Kohë më parë shqiptarët nuk e kishin të drejtën e shkollimit. Së pari na penguan turqit, ndërsa serbët arritën deri në atë shkallë sa të mbyllin të gjitha shkollat, në mënyrë që shqiptarët t’i mbulonte padituria dhe mjerimi. Por, shqiptarët nuk ndaluan dhe mësimin e organizuan nëpër shtëpitë - shkolla..E sot? Shqiptarët e Kosovës janë të lirë dhe gëzojnë të drejtën e shkollimit. Shkollat hapin dyert e së ardhmes sonë. Njeriu i paarsimuar është si një dru i pagdhendur, ndërsa dituria është ushqim për trurin tonë.
Shkruar nga Xhevahire Jakupi - Kaçanik
Fjali të bukura të përdorura në këtë ''ese'' apo ''hartim'':
''Shkollat hapin dyert e së ardhmes sonë''
''Njeriu i paarsimuar është si një dru i pagdhendur''
''Dituria është ushqim për trurin tonë''
Nëse ju ka pëlqyer edhe ndonjë fjali tjetër e bukur nga kjo ese apo hartim ju mund ta shkruani në komente.
Stafi: Rapitful
ese per shkollen,hartime per shkollen,shkolla hartim,dita e pare e shkolles,ese per shkollen time,shkolla ime hartim,hartime shqip per shkollen,shkolla ese apo hartim,hartim i bukur per shkollen,shkolla ese shqip,ese te ndryshme per shkollen,shkolla shkrime,shkrime per shkollen,shkolla ese shqip
loading...
Lexo edhe: