Skip to main content

9 Prilli – Ditë pikëllimi e dhembjeje




9 PrilliDitë pikëllimi e dhembjeje

Kaluan trembëdhjetë pranvera. Dhimbja dhe pikëllimi asnjëherë nuk u shuan dhe as do të shuhen për ata të cilët u flijuan në altarin e lirisë, për ata të cilët në lule të rinisë ia falën jetën e tyre Kosovës së dashur.

Vitet kalojnë, por plagët nuk mbyllen. Ata ranë dëshmorë që ky populljetojë i lirë dhe i pavarur.

Dëshmorët janë sikur një lisrrënjët i ka të thella. Ata ujitën rrënjët e këtij lisi me gjakun e tyre të derdhur, gjak ky që rriti dhe zgjeroi degët e tij.E këto degë jemi ne: ata të cilët u rritëm e po rritemi të lirë. Po rritemi pa brenga falë gjakut që derdhën dëshmorët vetëm e vetëm që ne të jetojmëlirë në trojet tona stërgjyshore.

9 Prilli i vitit 1999 është ditë e cila mbeti në historinë e vendit tim si ditë dhembjeje e pikëllimi, ditë me lot e vaj për nënat dhe fëmijët, të cilët i falën këtij vendi më të dashurit e tyre. Ne kurrë nuk do t’i harrojmë dëshmorët dhe në shenjë nderimi gjithmonë do t’i përkujtojmë.

Shkruar nga Egzona Livoreka - Kaçanik


hartim per 9 prillin,ese 9 prilli,hartime per 9 prillin,9 prilli ese shqip,ese dhe hartime per 9 prillin,9 prilli ese e bukur shqip,ese shqip per 9 prillin,9 prilli ese shqip
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more