Skip to main content

Posts

Shkolla jonë - vjershë nga Fejzi Bojku

Shkolla jonë -  vjershë nga Fejzi Bojku Porsi zogjtë n'çerdhen e vet Ne kthehemi përsëri, Të freskuar – gaz e shëndet , Ti na pret me dashuri. Erdhëm, erdhëm, shkolla jonë Shkoi vera dhe pushimet, Zëri i zileve po jehon Përsëri nisin mësimet. Mësuesja jonë, ja ku jemi! Si një nënë të kemi sy, Fjalët tua s'i harruam Ne kudo folëm për ty. Erdhi vjeshta , zverdhi gjethet Shpezët ikin me shpejtësi, Ne tubohemi nga çdo anë Ta kthejmë jetën përsëri.... Postime të ngjashme: Festa e shkollës vjershe Vjersha për pranverën Vjersha patriotike Nëse doni akoma Vjersha atëherë klikoni mbi Vjersha vjershe nga Fejzi Bojku, vjershe per shkollen, vjersha per shkolle, shkolla, vjersha shkolla jone, vjersha per femije per shkollen, shkolla poezi, poezi per shkolle, shkolla jone vjershe, shkolle vjershe

Çka është osmoza ?

Çka është osmoza ? Osmoza është levizje e ujit nga vendi me koncentrim më të madh të ujit (koncentrim me të vogël të grimcave) kah vendi me koncentrim më të vogël të ujit (koncentrim më të madh të grimcave). ceshte osmoza, cka eshte osmoza, cfare eshte osmoza, qka osht osmoza, c'eshte osmoza, qka eshte osmoza, ca eshte osmoza, osmoza shqip, osmoza definicioni,çka eshte osmoza  

Cilat janë llojet e potencialit të veprimit ?

Cilat janë llojet e potencialit të veprimit ? — Llojet e potencialit të veprimit janë: Potenciali me maje — Potenciali me plato — Potencialet ritmike  cilat jane llojet e potencialit te aksionit, llojet e potencialit te veprimit, potenciali i veprimit llojet, lloji i potencialit

Çka është potenciali i graduar ?

— Çka është potenciali i graduar ? Potenciali i graduar paraqet ndryshimet lokale të potencialit membranor të cilat lajmërohen në shkallë të ndryshme varësisht nga madhësia ose intensiteti i ngacmimit.   cka eshte potenciali i graduar, cfare eshte potenciali i gradum, ceshte potenciali i graduar, qka eshte potenciali i graduar, cfare eshte potencial i gradum, potenciali i graduar definicioni, 

Çka është potenciali i aksionit ?

Çka është potenciali i aksionit ? — Potenc iali i aksionit p araqet ndryshimet e shpejta në potencialin membranor gjatë të cilave potenciali membranor “përmbyset” ashtu që brendia e membranës bëhet pozitive dhe përsëri kthehet në vlerat e qetësisë. ceshte potenciali i aksionit, cka eshte potenciali i aksionit, cfare eshte potenciali i aksionit, cka eshte potenciali i veprimit, cfare eshte potenciali i veprimit, qka eshte potenciali i veprimit, qka osht potenciali i veprimit, c'eshte potenciali i veprimit, c'eshte potenciali i aksionit, 

Çka është promovimi shëndetësor ?

Çka është promovimi shëndetësor ? Promovimi shëndetësor nënkupton një seri të masave për përparimin e shëndetit ekzistues të popullatës, sigurimi i kushteve të jetesës, të punës dhe rekreacionit, në mënyrë që të mundësohet jo vetëm ruajtja e shëndetit ekzistues por edhe që ky shëndet të përparoj. ceshte promovimi shendetesor, cka eshte promovimi shendetsor, cfare eshte promovimi shendetsor, promovimi shendetsor shqip, promovim shendetsor shqip, qka osht promovimi shendetsor

Çka është edukimi shëndetsor ?

Çka është edukimi shëndetsor ? Edukimi shëndetsor është një proces aktiv i të mësuarit lidhur me shëndetin si dhe aplikimi i dijenive të fituara në mbrojtjen dhe përparimin e shëndetit personal dhe kolektiv. ceshte edukimi shendetesor, cka eshte edukimi shendetsor, cfare eshte edukimi shendetsor, qka eshte edukimi shendetsor, c'eshte edukimi shendetsor, edukimi shendetsor shqip, edukim shendetsor

Çka është arsimimi shëndetsor ?

Çka është arsimimi shëndetsor  ? Arsimimi shëndetësor ë shtë një fitim sistematik i njohurive për shëndetin dhe për mbrojtjen shëndetsore. ceshte arsimimi shendetesor, cka eshte arsimimi shendetesor, cfare eshte arsimimi shendetesor, arsimim shendetesore, qka eshte arsimimi shendetesor, arsimimi shendetesor shqip, c'eshte arsimimi shendetesor

Çka është propaganda shëndetsore?

Çka është propaganda shëndetsore? Propaganda shëndetsore është një proces që i prinë çdo aktiviteti edukativo shëndetsor. Është një analizë jo shumë e thellë për nga përmbajtja, qoftë kuantitative apo kualitative. ceshte propaganda shendetesore, cka eshte propaganda shendetesore, propagandizmi shendetesor, propagandizem shendetesor, cfare eshte propagandizmi shendetesor, c'eshte propagandizmi shendetesore

Çka është familja ?

Çka është familja ? Familja është një rreth i vogël që përbëhet nga burri, gruaja dhe fëmijët.  ceshte familja, cfare eshte familja, cka eshte familja, c'eshte familja, qka eshte familja, ca eshte familja

Çka është potenciali membranor?

• Çka është potenciali membranor? Potenciali membranor paraqet diferencën e potencialit elektrik (numrit të ngarkesave elektrike) në të dy anët e membranës qelizore.  cka eshte potenciali membranor, cfare eshte potenciali membranor, potencial membranor, ceshte potenciali membranor, c'eshte potenciali membranor, cka paraqet potenciali membranor, cfare paraqet potenciali membranor, qka eshte potenciali membranor, qka osht potenciali membranor, ca eshte potenciali membranor

Dashuria- Poezi nga Andon Zako Çajupi

Dashuria- Poezi nga Andon Zako Çajupi A Do të lëvdoj dashurinë barabar me perëndinë, se dashuri e vërtetë, na mban të gjallë në jetë. B S'e kam parë perëndinë, shoh ngaherë dashurinë; dashuria mbretëron, se njeriu pa të s'rron. Cinë të besoj taninë, perëndin' a dashurinë? Perëndi në këte jetë është dashuria vetë. C Kur jeshmë të vegjël, si moll' e pabërë, putheshim ngaherë, ditënë të tërë; vij e të kërkojë, vij e të thërresë, losnim të dy bashkë, rronim me një shpresë. Mba mend sa të desha, mba mend sa më deshe? Mba mend si më thoshe e vogël kur jeshe? Tani që jam burrë, tani q'u madhove, dashurin' e parë pse vall' e harrove? Tani q'u poq molla, e hanë të tjerë, mikn' e djalërisë s'e qas as në derë! Po, si dallëndyshja vete në vend tjetër dhe kthehctf.' prapë në fole të vjetër, Ashtu zëmra jote mundet të kujtojë mikn' e djaleris dhe prapë ta dojë. D Digjem, përvëlohem se të dua shumë, ditënë m

Çka janë emrat e numrit njejës dhe emrat e numrit shumës ?

Çka janë emrat  e  numrit njejës dhe emrat e numrit shumës ? Fjalët që emërtojnë vetëm një frymor apo një send janë emra të numrit njëjës.  Fjalët që emërtojnë shumë frymorë ose sende janë emra të numrit shumës.  Pra, emri ka dy numra: numrin njëjës dhe numrin shumës. cka jane emrat shumes, cka jane emrat njejes, cfare eshte emri njejes, cfare eshte emri shumes, ceshte emri shumes, ceshte emri njejes, qka eshte emri njejes, qka eshte emri shumes, emra shumes dhe njejes, emra njejs, emra shums,

Dora e njeriut- tregim nga Qamil Batalli

Dora e njeriut- tregim nga Qamil Batalli Asnjë ndërtesë në atë qytet nuk mund të krahasohej me të. Kishin vendosur njerëzit ta ngr nin deri lart, afër resh. Ata sollën vinça të mëdhenj dhe nisën ta çonin lart kat më kat. Një ditë prej ditësh, kur punëtorët majë godinës dukeshin fare të vegjël, kaloi mbi ta Reja e Zezë, e ngarkuar plot e përplot me shi.Kur e pa këtë godinë që kishte ngritur kokën aq larg, qeshi me të madhe sa bubulloi tërë qielli: - Po ti na qenke një ndërtesë mendjemadhe, oj! – i tha pastaj me një habi të papërmbajtur. - Ndërtesa ku punonin punëtorët e dëgjoi me vëmendje dhe ia ktheu pa u trazuar: - Unë nuk jam ndërtesë, oj Re e Zezë. Mua më quajnë Rrokaqiell. Reja e zezë qeshi sërish. U lëkund sa andej e këndej nëpër atë kaltëri të gjerë: - Ani çka ?! – i tha me të qeshura e me të dridhura, sa gati duke iu derdhur tërë uji që e kishte përpirë. – A nuk e ditke ti se rrufetë që shkrepin nga unë mund të të rrafshojnë për tokë? Sa më shumë që ngre kokën

Motra ime fisnike - poezi islame

Motra ime fisnike - poezi islame Motra ime, vajza e nënës fisnike,  ruaje nderin, e bëhu besnike.  Mbroje moralin si vajzë fetare,  se femra pa to nuk vlen fare.  Ajo është caktuar për burrin e vet,  duhet të mbrohet si letër sekret.  Në qoftë se do të jetosh rehat e qetë,  asnjëherë natën mos shko diku vetë.  Fatkeqësisht të tjerët ua kanë ekspozuar,  ke marrë pa zgjedhur dhe i ke huazuar.  Veshu e mbathu si vajzë besimtare,  dhe nëpër rrugë bëhu këshilltare.  Gjendja shprehjet i argumenton,  se vetëm fjala kudo nuk ndikon.  Kujtoje mirë punën që po bën,  duhet ta mendosh se ku ajo të çon.  Duhet të adhurosh Krijuesin tënd,  se nuk je e krijuar nga tjetërkënd.  O motra ime bëhu shembullore,  mos u përul si disa shërbëtore.  Femrat All-llahu nuk i ka burgosur,  por me mbulesën e tyre i ka përsosur.  Ai shumë më mirë i di nevojat e saj,  vajza të mos mbesë asnjëherë ndër faj.  Mosmbulesa e femrave për kohën e tashme,  është një armë e mirë forcave të jashtme.  Ata ta hoqën formën që

Lavdi Zotit- poezi islame nga Mexhid Yvejsi

Lavdi Zotit- poezi islame nga Mexhid Yvejsi Lavdi paç i Madhi Zot Je plotë Mëshirë e Mirësi, Asgjë nuk krijove kot Ne t’paskajshmen gjithësi. Je burim i dashurisë Rrugën prej Ademit e trasuat, Besimit,Paqjes,Drejtësisë Mos t’i ndahemi na urdhëruat. Për çdo popull dërguat Nga një pejgamber, Disave edhe libra u dhuruat Që të ketë dritë përherë. Musai, Dauti dhe Isaja Me Teurat,Zebur dhe Ungjill, Vula e tyre-Muhammed Mustafaja Me Kur’an si Hënë e Diell. E para fjalë që na zbuluat Ikre! Mëso! N’emër të Perëndisë, Sheriatin – Ligj e pruat Për të mbarën e njerzisë. Njerëzinë në fise e kombe i ke ndarë Që të njihemi më mirë, Por,të lutemi e bashkoni kombin shqiptar E mos të jetë më në errësirë. Lavdi paç i Madhi Zot Në rrugë të mbarë na drejto, Se t’mirat s’mund t’i numëroj dot Veç në fenë Islame na udhëzo.   poezi islame, poezi islame, poezia islame, islami ne Kosove,vjersha islame, vargje islame, vargje islame, shkrime islame, perkujtim dhe falenderim per Allahun,vjershe islame, vjer

Përkujtim dhe falenderim- poezi islame nga Mexhid Yvejsi

Përkujtim dhe falenderim- poezi islame nga Mexhid Yvejsi Përkujtoj All-llahun Krijuesin e Gjithësisë, Falenderoj All-llahun Burimin e Mirësisë. All-llahun e përkujtoj Zemra më qetësohet, All-llahun e falënderoj Shpirti më freskohet. Përkujtoj All-llahun Përplot Dashuri, Falënderoj All-llahun Për gjithë këtë begati. All-llahun e përkujtoj Nëpër dallgë e stuhi, Allahun e falënderoj Të vetmin Perëndi. Përkujtoj All-llahun Që është Dritë mbi Dritë, Falënderoj All-llahun Që m’u hapën sytë   poezi islame, poezi islame, poezia islame, islami ne Kosove,vjersha islame, vargje islame, vargje islame, shkrime islame, perkujtim dhe falenderim per Allahun,vjershe islame, vjersha islame, poezi me permbajtje islame, poezi te bukura islame, poezia e bukur islame, 

Çka është hipotermia ?

 Çka është hipotermia ? Hipotermia është gjendje që karakterizohet me temperaturë të ulët trupore te homeotermët.  Paraqitet si pasojë e aksidenteve ose proceseve patologjike në organizëm.   Hipotermia shkaktohet edhe me bllokimin e qëllimtë të mekanizmave termorregullues dhe ekspozimit të organizmit temperaturës së ulët ( hipotermia artificiale ). ceshte hipotermia, cka eshte hipotermia, cfare eshte hipotermi, qfare eshte hipotermia, hipotermi shqip, c'eshte hipotermia, hipotermia definicioni

Çka është hipertermia ?

Çka është hipertermia ? Hipertermia është gjendje e temperaturës së ngritur trupore te homeotermët.  Hipertermitë, janë pasojë e ngritjes së akordimit të qendrës së termorregullacionit në nivel më të lartë si te ethet, ose pasojë e çrregullimit te raportit mes prodhimit dhe lirimit të nxehtësisë nga organizmi. ceshte hipertermia, cfare eshte hipertermia, cka eshte hipertermi, cka eshte hipertermia, c'eshte hipertermia, ca eshte hipertermia, hipertermia shqip, qka eshte hipertermia, qfare eshte hipertermia, hipertermia definicioni

Çka janë ethet?

Çka janë ethet? Ethet janë gjendje që karakterizohen me ngritje të tempertaturës së brendshme trupore te homeotermët, për shkak të akordimit të qendrës termorregualtore në nivel më të lartë, gjë që shoqërohet me prodhim të shtuar dhe lirim të zvogëluar të nxehtësisë.  Me kthimin e sërishëm të akordimit në nivelin fiziologjik, ethet kalojnë. cka jane ethet, ca jane ethet, cfare jane ethet, cjane ethet, cka eshte ethja, cka eshte ethe, cfare eshte ethja, ceshte ethja, qka jane ethet, q'eshte ethja,

Çka është poezia satirike ?

Çka është poezia satirike ? Poezia satirike kritikon dhe përqesh të metat e një njeriu ose të mbarë shoqërisë. Vjershëtari sulmon këto të meta, sepse janë të dëmshme për shoqërinë.  Satirën e shoqëron kurdoherë humori.  Satira mund të jetë : personale dhe shoqërore.   Poezi satirike kanë shkruar : H.Z.Kamberi, Ali Asllani Çajupi, Filip Shiroka, Fan S. Noli, etj. cka eshte poezia satirike, cfare eshte poezia satirike, poezi satirike, qka eshte poezia satirike, qka eshte poezi satirike, qfare eshte poezi satirike, ceshte poezia satirike, c'eshte poezia satirike, cfare eshte poezi satirike, cfare eshte satira, poezi satirike shqip

Çka janë përemrat dëftorë ?

Çka janë përemrat dëftorë ? Përemrat dëftorë përcaktojnë një emër.  Ata tregojnë frymorin a sendin që ndodhet afër ose larg folësit.  Përemrat dëftorë përcaktojnë një emër dhe përshtaten me emrin në numër, gjini dhe rasë. Përemra dëftorë janë: a) ky, kjo, këta, këto -për afër b) ai, ajo, ata, ato - për larg cka jane peremrat deftore, cilat jane peremrat deftore, cilet jane peremrat deftore, cka eshte peremri deftore, ceshte peremri deftore, c'eshte peremri deftore, cka eshte peremer deftore, peremrat deftore per larg, peremrat deftore per afer.

Çka është hemokultura ?

Çka është hemokultura ? Hemokultura është kultvimi i gjakut në mjedise kulturore për zhvillimin e mikrobeve që mund të jenë të pranishëm në të. Shpesh ka vlerë të madhe diagnostike për shumë sëmundje me origjinë bakterore që karakterizohen nga bakteremia (Si p.sh. tifoja e zorrëve, brucelloza dhe leptospiroza). ca eshte hemokultura, qka eshte hemokultura, cka eshte hemokultura, cfare eshte hemokultura,cfare eshte hemokultura, qka osht hemokultura, qka eshte hemokultura, qka kuptojme me hemkulture, qka quajm

Çka është theksi ?

Çka është theksi ? Shqiptimi i një rrokjeje të fjalës me forcë më të madhe se të tjerat quhet theks . Rrokja që shqiptohet me forcë më të madhe quhet rrokje e theksuar , të tjerat quhen të patheksuara. cka eshte theksi, cfare eshte theksi, cka eshte theks, cfare eshte fjala theks, theksi dhe kuptimi i tij, ceshte theksi

Besa - Besë - ANDON ZAKO ÇAJUPI

Besa - Besë Gjithë vendetë gëzojnë, ti, Shqipëri, pse pushon? Gjithë njerëzit këndojnë, ti, shqiptar, pse rënkon? Gjithë duanë lirinë dhe pa të njeriu s'rron; ti, shqipëtar, Shqipërinë në zgjedhë si e duron? Zgjohuni, o shqipëtarë, erdhi dita për liri! Zini luftë me barbarë, përpiqi për Shqipëri! Të krishter' e myslimanë, të tërë një sua kemi; gegë, toskë, dibranë, gjithë shqipëtarë jemi. Mblidhuni te bëjmë benë, të gjithë dorë për dorë: Të duamë mëmëdhenë, edhe malet me dëborë. Që ditën që u shkeli robëria dhe gjer sot nukë bën më bar Dhëmbeli dhe Tomori qan me lot. Male me krye në qieli, si duroni robërinë? Ju që shihni drit' e diell, pse s'ndrini dhe Shqipërinë? Ku janë vaftet e parë, që kini dhënë yrnek? Ku jini, o shqipëtarë, pse s'dëgjohet një dyfek? Apo humbi trimëria, apo s'doni mëmëdhenë? A u shua Shqipëria, që ka pjellë Skënderbenë? Pse rrini lidhur me lak? Pse s'shpëtoni vënd' tuaj? ap

Çka është edukimi sanitar ?

Çka është edukimi sanitar ? Edukimi sanitar  është një proces me anën e të cilit individë dhe grupe njerëzish mësohen të përmirësojnë, të mbrojnë dhe të rifitojnë shëndetin e tyre. ceshte edukimi sanitar cfare eshte edukimi sanitar, edukim sanitar, qka eshte edukimi sanitar, ceshte edukimi sanitar, cka eshte edukimi sanitar, qka quajme edukim sanitar, sanitar

Çka është endemia ?

 Çka është endemia ? Me endemi kuptojmë praninë e një sëmundjeje ngjitëse për një kohë të gjatë në një regjion të caktuar dhe në rrethana të caktuara, e cila në kushte të favorshme, mund të përhapet në masë në formë epidemie.  cka eshte endemia, cfare eshte endemia, ceshte endemia, qka eshte endemia, qeshte endemia, qka osht endemia, qka kuptojm me endemi, endemia shqip, cfare eshte endemi, endemi shqip, endemia definicioni, qfare eshte endemia, cka kuptojm me endemi,

Çka është taksonomia?

Çka është taksonomia? Shkenca për klasifikimin, grupimin dhe emërtimin e organizmave quhet taksonomia ose sistematika . ceshte taksonomia, qfare eshte taksonomia, cka eshte taksonomia, cfare eshte taksonomia, qka osht taksonomia, taksonomia definicioni,

Çka është mejoza ?

 Çka është mejoza ? Mejoza është ndarje e ndërlikuar e qelizës gjatë së cilës nga një qelizë mëmë fitohen katër qeliza të reja.  Në këtë mënyrë, te qelizat e reja të posa fituara fitohet materiali trashëgues-kromozomet numri të cilave është për gjysmë më pak prej numrit të kromozomeve të qelizave të cilat janë fituar me mitozë.  Me mejozë ndahen vetëm qelizat seksuale . cka eshte mejoza, cfare eshte mejoza, qka eshte mejoza, q'eshte mejoza, qka osht mejoza, ceshte mejoza, c'eshte mejoza, cfare eshte mejoza, mejoza shqip, mejoze shqip

Çka është difuzioni ?

Çka është difuzioni ? Difuzioni është proces i lëvizjes së vazhdueshme të materieve prej mjedisit me përqëndrim më të lartë në mjedis me përqëndrim më të vogël. ceshte difuzioni, cfare eshte difuzioni qka quajme difuzion, cfare eshte difuzion, cka eshte difuzioni, difuzioni shqip, cfare eshte difuzioni,

Çka është citoplazma ?

Çka është citoplazma ? Përmbajtja me të cilën është e mbushur dhe në të cilën janë zhytur të gjitha pjesët përbërëse të qelizës quhet citoplazmë .  Ajo është gjysmë e lëngshme, gjysmë e tejdukshme, tretje e dendur e ujit në të cilën janë të shpërndara numër i madh i materieve.   Në citoplazmë ka pjesëza speciale të cilat janë të mbështjella, gjithashtu, me membranë, të quajtura organele , ose ” organe të vogla ”. ceshte citoplazma, cfare eshte citoplazma, cfare eshte citoplazma, qka eshte citoplazma, cfare eshte citoplazem, qka eshte fjala citoplazem, definicioni citoplazem, citoplazma shqip, 

Çka është fjalia e thjeshtë dhe fjalia e përbërë ?

Çka është fjalia e thjeshtë  dhe fjalia e përbërë ? Fjalia e thjeshtë është ajo pjesë e fjalisë që ka vetëm një folje në një nga 6 mënyrat vetore. E këto janë: mënyra dëftore, lidhore, kushtore, dëshirore,habitore dhe urdhërore. Ndërkaq format e pashtjelluara të pjesores, paskajores, përcjellores e mohores nuk mund të jenë bërthama fjalie dhe si të tilla nuk formojnë as fjali as pjesë të fjalisë, por mund të shërbejnë vetëm si gjymtyrë fjalie. Fjalia e përbërë quhet ajo fjali e cila përbëhet të paktën nga dy ose më shumë pjesë fjalish (ka dy e më shumë folje) në një nga mënyrat vetore. Fjalitë e përbëra janë dy llojesh: a) fjali të përbëra me bashkërenditje dhe  b) fjali të përbëra me nënrenditje. cka eshte fjala, ceshte fjalia e thjeshte, ceshte fjalia e perbere, qfare eshte fjalia e perbere, qka osht fjalia e thjeshte, nga kush perbehet fjalia e thjeshte qka osht fjalia e perbere, fjali e perbere, qka quajme fjali te thjeshte, qka quajme fjali te perbere, cka quajme f

Fyell' i Bariut -vjershë nga Çajupi

Fyell' i Bariut  -vjershë nga Çajupi   Bariu, shokë, bariu, kur gjëmon e fryn veriu, është përjashta fatziu, e rreh breshëri dhe shiu! Barinë, shokë, barinë, mos e harroni fatzine, se lë gruan e shtëpinë t'u kullosë bagëtinë. kullotni, moj bagëti, ti, ti, ti. . . Kullotni, biro, kullotni, kur të vdes të më kujtoni, Ndjesë pastë! - të më thoni. Shikoni barin' e gjorë: në diell a në dëborë, bariu me shkop në dorë ruan deshtë me këmborë. Vështronje barinë mirë, me të ngrën' e me të pirë, t'u marrë dhëntë pa gdhirë, t'i kullosë me dëshirë, të rrijë bashkë me to, to, to, to. Hani, moj bagëti, hani, kur të vdes do të më qani, për mua zi do të mbani

Zogu dhe djali - vjershë nga Naim Frashëri

Zogu dhe djali - vjershë nga Naim Frashëri Një zog të bukur zuri një djalë, ai po dridhej dhe i thosh ca fjalë: - Nuk të vjen keq që jam i mitur, si ti i vogël dhe i parritur? Jam bir i vetëm, mëma më pret E kam lënë keq brenda në fole. Dheu me borë gjithë u mbulua, edhe s’ka mbetur gjëkund pothuaj! Më pret imëzë si ty jot ëmë, Të mos i vete, ç’bëhet prëmë? Kam dhe unë shpirt e dua të rroj, të lëviz, të bredh, të loz, të këndoj. Fjalët e zogut djali i dëgjoi, qau, e puthi, pastaj e lëshoi...

Fabula -Luani dhe miu

Fabula Luani dhe miu Njëherë një luan i madh po flinte. Një mi i vogël po vraponte afër tij dhe e zgjoi: - Ti do të jesh darka ime sot, - tha i nervozuar luani . - Jo, të lutem, më lësho, - iu lut duke qarë miu . - Ndoshta ndonjë ditë ti mund të kesh nevojë për mua. - Ti je shumë i vogël për të më ndihmuar, - qeshi luani . Por megjithatë e la të ikte. Më vonë miu dëgjoi luanin duke ulëritur. Ai shkoi të shihte çfarë po ndodhte dhe e pa luanin të lidhur me një litar. Me shpejtësi filloi të priste litarin me dhëmbët e tij të mprehtë. Luani u lirua. - Faleminderit, o mi i vogël! - i tha luani. - Tani po e kuptoj se ajo që më the ti ishte shumë e vërtetë. fabula luani dhe miu, miu dhe luani fabula shqip, luani shqip, fabule shqip, luani fabule shqip, fabula shqip, luani dhe miu fabula shqipe, fabula te bukura shqipe, luani dhe miu fabula,

Peizazhi i pyllit të zgjuar - nga Dritëro Agolli

Peizazhi i pyllit të zgjuar - nga  Dritëro Agolli U zgjuan të gjitha ç’ka e ç’mban pylli. U zgjuan qukapikët dhe nisën të bëjnë              injeksione në pemët.   U zgjuan bletët dhe dolën nga shtëpitë            e tyre prej dylli.   U zgjuan milingonat dhe ngritën antenat përpjetë, Dhe lajmet e para të agimit i dhanë në bar e në fl etë.

Kur bie shi vjershë nga Mehmedali Hoxha

Kur bie shi vjershë nga Mehmedali Hoxha Retë shkojnë palë-palë, kur bie shi. Lumi rritet valë-valë, kur bie shi.   Flladi këndshëm e njom arën, kur bie shi. Bujku gëzueshëm e hedh farën, kur bie shi.   Lulja e bukur çel te lumi, kur bie shi. Një djalë t’ vocërr e zë gjumi, kur bie shi. vjersha per shiun, vjershe per shi, vjersha per femije tema shiu, vjershe per shiun, shiu, kur bjen shi vjershe per femije,

Vjeshta - vjershë nga Xhevahir Spahiu

Vjeshta -  vjershë nga Xhevahir Spahiu Kur vjeshtës vendin i lë vera dhe zogjtë shtegtojnë larg e larg, nga pemët gjethet rrëzon era si fjongo të arta përmbi park.   Kur vjeshta vjen, zverdhon në vreshta bistaku i rrushit bukuri! Me begatinë që sjell vjeshta , gëzohem unë, gëzohesh ti.   O vjeshtë e artë, o stinë e zjarrtë, ti, mrekulli e punës sonë, nga fryti yt i begatë njeriut faqet i kuqojnë! Nëse doni më shumë vjersha dhe poezi atëherë klikoni mbi Vjersha vjersha per vjeshten, vjershe per vjeshten, vjershta vjershe, poezi per vjeshten, vjersha per femije vjeshta, vjeshta poezia per femije, vargje per vjeshten, vjersha te femijeve, vjersha nga Xhevahir Spahiu

Për shoqen që ndërroi qytet -vjershë nga Sigi Janku

Për shoqen që ndërroi qytet -vjershë nga Sigi Janku Gomat e biçikletës kanë rënë përtokë, qielli është gri dhe plot me re, çdo gjë që bëj tani më duket kot që kur ti ike dhe më le.   Lulet nuk mbajnë më erë të mirë dhe bari më ngjan si kashtë, qeni i komshiut më duket egërsirë që kur nuk jemi më bashkë.   Tani asgjë nuk më bën për të qeshur dhe asnjë lodër s’më tërheq, gjithë shoqet e tjera i kam braktisur, prandaj të lutem, kthehu se jam keq!

Miku i vërtetë- vjershë nga Andon Zako Çajupi

Miku i vërtetë- vjershë nga  Andon Zako Çajupi Në zjarr zbukurohet ari, mik’i mirë është si zjarri, vërtetë na qorton me gojë, të prapë kur të na shohë, po kur të kemi nevojë, me zemër do na kërkojë ndë rrezik të na shpëtojë. Përkundër, një mik i lik s’tregohet kurrë besnik; dhe kur sillemi të marrë, na thot si na vjen mbarë; dhe në rrezik kur takojmë, s’na qaset as ta kërkojmë.

Fëmija mëson atë që jeton

  Fëmija mëson atë që jeton  Në qoftë se fëmija jeton me kritikën, mëson të kundërshtojë. Në qoftë se fëmija jeton me armiqësinë, mëson të sulmojë. Në qoftë se fëmija jeton talljen, mëson të dyshojë. Në qoftë se fëmija jeton me sharjet, mëson të ndihet fajtor. Në qoftë se fëmija jeton me tolerancën, mëson të jetë i durueshëm. Në qoftë se fëmija jeton me vlerësimin, mëson të jetë i sigurt në vetvete. Në qoftë se fëmija jeton me arsyen mëson të respektojë të tjerët. Në qoftë se fëmija jeton me drejtësinë, mëson të jetë i ndershëm. Në qoftë se fëmija jeton me sigurinë, mëson të besojë. Në qoftë se fëmija jeton me dashurinë, mëson të kërkojë dhe të gjejë miqësi dhe dashuri në botë.

Pëllumbi i bardhë - vjershë nga Rifat Kukaj

Pëllumbi i bardhë - vjershë nga Rifat Kukaj Atij pëllumbi të bardhë (në botë më i miri), që në sqep fort mban një degëz ulliri…   Atij pëllumbi të lehtë që po fl luturon, e besoj vërtetë kur Dreni e pikturon..   Në sytë e tij ninëzat e tua po shkrihen, e në zemër ritmet me tuat përtërihen…   Vizatoje, ngrije n’erë duke e mbajtur në dorë, sille disa herë rreth globit tokësor! Vjersha per femije, Rifat Kukaj vjershe, vjershe nga Rifat Kukaj, vjershe per femije, vjersha per te vegjel, vjersha per pellumba, vjershe per pellumbin,

Koha vrapon vjershë(poezi) nga Xhevahir Spahiu

Koha vrapon  vjershë(poezi) nga Xhevahir Spahiu Mëngjes . Mesditë. Mbrëmja tretet... Nga kalendari fleta ra Shkoi dhe një ditë; unë pyes vetveten: “Ditës ç’i dhe e çfarë të dha?”   Një ditë shkon, pas saj vjen tjetra, Ti mbjell një pemë, një gur ti vë Nga guri, ja, u ngrit ndërtesa, Dhe pema pyll i madh u bë!   Koha vrapon. Vrapon si lumë; Nga kalendari fleta ra. Vetvetes pyetjen i bëj unë: “Ditës ç’i dhe e çfarë të dha?” koha vrapon poezi, poezi per kohen, vjersha per kohen, vjershe per kohen, vjersha koha,Vjersha nga Xhevahir Spahiu, vjershe Xhevahir Spahiu,koha poezi, vargje per kohen, vargje te bukura per kohen, vjersha per femije koha, 

Çka është mbiemri?

Çka është mbiemri? Mbiemër quhet pjesa e ndryshueshme e ligjeratës, që shërben për të treguar një cilësi të një emri. Mbiemri përshtatet me emrin në numër, gjini, rasë. Cilësinë e një sendi mbiemri mund ta tregoj drejtëpërdrejt ose nëpërmjet marrëdhënieve (lidhjeve) të sendit të cilësuar me një send tjetër, me rrethana vendi, kohe etj. Mbiemrat që tregojnë cilësinë e një sendi drejtpërdrejt quhen mbiemra cilësorë. Mbiemrat që tregojnë cilësinë e sendeve tërthorazi, d.m.th. nëpërmjet marrëdhënieve të sendeve të caktuara me sende të tjera apo rrethanorë vendi, kohe, lënde etj.quhen mbiemra marrëdhëniorë. Mbiemra cilësorë janë : I bardhë, i zi, i kuq, i verdhë, i gjatë, e lartë, i thatë e fortë, i ri, e re, plak, besnik, i ndershëm, i martuar, e trashë, i trashë, e hollë, i hollë Mbiemra marrëdhëniorë janë : Marrëdhënie lënde - i hekurt, e drunjtë, e leshtë, i florinjtë Marrëdhënie kohe - i motshëm, e djeshme, i sotëm, i hershëm Marrëdhënie vendi - i këtushëm, i aty

Luli i vocërr -Migjeni

Luli i vocërr -Migjeni Askush s’e njef Lulin. As shokët e tij, që për para tij lozin, nuk e njofin. Ma mirë me thanë se e njofin, por ata lozin për hesap të vet e Luli i shikon për hesap të vet. Sot gjithkush ka punët dhe telashet e veta, ashtu edhe fëmijët, ashtu edhe Luli. -More Lul! Shumë herët ke fillue me shikue punën tande. Kur Luli hyn n’oborr të shkollës , buza i qeshet nga pak, por askujt as një fjalë s’i thotë. Ecën ngadalë, tue shikue djathtas e majtas, por gjithnjë tue ecë, deri sa të mrrijë në cak të vet. Aty te dera e rruginës shkollore shumë i pëlqen te qëndrojë. Aty asht caku i tij, i prarume me rrezet e ngrofta të diellit në këto ditët e vjeshtës. Mbshtetet Luli për mur, grushtat e vegjël i shtije ndër xhepa, hundën picrrake të kuqun nga i ftohti i mëngjezit ja sjell diellit dhe...shikon. Gjaja që ma tepër ja tërhjek vrejtën janë çizmet, që i kanë të veshun disa shokë të tij. Sa të bukura janë! Si shkëlqejnë! — mendon Luli dhe pa dashje i shkojnë

Kurbeti poezi nga Xheladin Muça

 Kurbeti poezi nga Xheladin Muça Era myk I vjen një shtëpie Në Veleshtë Mbetur ka Si flamur partie Pas një fushate Si një fabrikë E konsumuar Nga koha Dasëm bëjnë minjtë Brenda kësaj Shtëpie Marimangat Mëkotë thurrin Rrjetën S’ka lëvizje Ka brengë Në shpirt poeti Kotë Bëjmë grim Me politikë Mërgimi Si kë kup Pi gjakun tim kurbeti, poezi per kurbeti, kurbeti poezi, poezia kurbeti, poezi shqipe per kurbetin, gurbeti poezi shqipe, kurbet poezia, poezia kurbeti

Çka është letra dhe cilat janë llojet e saj ?

Çka është letra dhe cilat janë llojet e saj ? Letra është formë e komunikimit me shkrim.  Atë ia drejtojmë prindit, shokut, mikut, por mund t’ia drejtojmë edhe një institucioni shtetërorë.  Letrat që ia drejtojmë ndonjë të afërmi janë ( shoqërore ). Letrat që ia drejtojmë një institucioni shtetëror, duke parashtruar një ide, mendim ose kërkesë zyrtare janë letra zyrtare. ceshte letra, cka eshte letra, cfare eshte letra, c'eshte letra, qka eshte letra, cilat jane llojet e letrave, letra private, letra shoqerore, letra zyrtare, leter private, leter shoqerore, leter zyrtare, cka jane letrat private, cka jane letrat shoqerore, cka jane letrat zyrtare, cfare eshte leter, letra shqip, leter shqip, definicioni letra,

Çka është rasa dhe cilat janë rasat e emrit ?

 Çka është rasa dhe cilat janë rasat e emrit ? Format e ndryshme që merr emri gjatë përdorimit në fjali quhen rasa .   Rasat e emrit janë: rasa emërore, gjinore, dhanore, kallëzore dhe rrjedhore. Psh. Rasat e emrit për emrin Motra Emërore:  Motra Gjinore:  i/e motrës Dhanore:  motrës Kallëzore:  motrën Rrjedhore:  prej motrës Për t’i kuptuar më lehtë rasat  në vazhdim kemi pyetjet për secilën rasë. Për rasën emërore përdoren pyetjet: kush, cili, cilat, cilët .   Për rasën gjinore përdoren pyetjet:i  kujt, e kujt, i cilit, i cilës, e cilit.   Për rasën dhanore përdoren pyetjet: kujt, cili, cilës, cilëve, cilave.   Për rasën kallëzore përdoren pyetjet: kë, cilin, cilën, cilët, cilat.   Për rasën rrjedhore përdoren pyetjet: prej kujt, prej cilit, prej cilës. ceshte rasa, qka eshte rasa, cfare eshte rasa e emrit, cka eshte rasa e emrit, qka osht rasa, emri dhe rasat, rasat e emrit, cilat jane rasat e emrit, rasat shqip, emri dhe rasat shqip,

Çka është rima?

Çka është rima? Rima është veçori e llojeve letrare në vargje . Rima krijon harmoni mes vargjeve . Kjo arrihet kur rrokjet e fundit të vargjeve përputhen në rimë dhe ngjajshmëri, krijojnë muzikalitet dhe harmoni tingujsh.  Në strofën e parë vargu i parë përputhet me të tretin, kurse i dyti përputhet me vargun e katërt - (ABAB).  Këtë rimë e qujamë të alternuar.  Kemi edhe rimë të kryqëzuar kur vargu i parë përputhet me vargun e katërt, kurse vargu i dytë përputhet me të tretin - ( ABBA). cka eshte rima, ceshte rima, cfare eshte rima, cka eshte fjala rime, rima definicioni, rima shqip, fjala rime shqipe, cilat jane llojet e rimes, rima ne gjuhen shqipe, fjala rime, rima ne shqip, qka osht rima, qka eshte rima, c'eshte rima,

Çka janë emrat konkret ?

 Çka janë emrat konkret ? Fjalët që emërtojnë frymorë ose sende që mund të shihen apo të preken quhen emra konkretë . Shembuj: lopa, buallica, kali, delja, njeriu, miu, qeni, dhelpra, ujku etj. cka jane emrat konkret, ceshte emri konkret, c'eshte emri konkret, qka osht emri konkret, qka eshte emri konkret, cfare eshte emri konkret, cka jane emrat konkret, cfare eshte emri konkret, emri konkret shembuj, shembuj me emra konkret, qfare eshte emri konkret

Çka janë emrat abstrakt ?

 Çka janë emrat abstrakt ? Emrat abstraktë janë fjalë që emërtojnë ide apo gjë që e marrim me mend,( nuk i shohim as i prekim ) por vetëm mund ti mendojmë. Shembuj emrash abstrakt: gëzim,hare,ëndje,hidhërim,shqetësim,guxim etj. ceshte ermi abstrakt, cka eshte emri abstrakt, qka osht emri abstrakt, c'eshte emri abstrakt, qka eshte emri abstrakt, cfare eshte emri abstrakt, emri abstrakt definicion, definicioni i emrave abstrakt, emra abstrakt shembuj, shembuj me emra abstrakt, qka jane emrat abstrakt, cka jane emrat abstrak

Çka është emri i përgjithshëm dhe emri i përveçëm ?

Çka është emri i përgjithshëm dhe emri i përveçëm ? Emri i përgjithshëm emërton frymorë ose sende apo ide të përgjithësuara si psh:shpata,shqiptari, zog, leqe, trima, rreze, prind etj. Emri i përgjithshëm mund të shkruhet me shkronjë të madhe vetëm në fillim të fjalisë. Emri i përveçëm emërton një frymor, një send të veçuar.  Emri i përveçëm shkruhet gjithnjë më shkronjë të madhe psh: Shqipëri ,Tivar , Prevezë, Prishtinë,Tiranë, Kosovë, Amerikë,Durrës, Shkup etj. ceshte emri i pergjithshem, qka osht emri i pergjithshem, c'eshte emri i perveqem, ceshte ermi i pervecem, qka eshte emri i pergjithshem, emer i pervecem, shembuj emra te pervecem, shembuj emra te pergjithshem,cfare eshte emri i pervecem,cfare eshte emri i pergjitshem,  

Çka janë fjalët e urta ?

Çka janë fjalët e urta ? Fjalët e urta janë krijime të shkurtëra popullore në ta shprehet përvoja jetësore e të moshuarve, e cila duhet t’u shërbejë si mësim gjeneratave të reja.   Ndryshe quhen edhe proverba. Fjalët e urta zakonisht përbëhen prej dy pjesëve që ndahen me presje. Disa fjalë të urta:   -”E mira dëgjohet larg, e keqja edhe më larg”   -”Njeriu sa rron, mëson”.   -”Dita e mirë, duket që në mëngjes”.   -”Koka që s’dëgjon më shumë pëson”.   -”Kush i bën varrin shokut, bie vetë brenda”.  cka jane fjalet e urta, cka eshte fjala e urte, cka jane proverbat, cka eshte proverba, cfare jane proverbat, ceshte proverba,c'eshte proverba, cfare eshte proverba, cfare eshte fjala urte, qka osht fjala urte, qka jane fjalt e urta, qka eshte fjala urte, fjala urte definicioni, proverba shqip, porverbat shqip, fjalet e urta shqip, fjale e urte shqip

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more