Skip to main content

Dora e njeriut- tregim nga Qamil Batalli

Dora e njeriut- tregim nga Qamil Batalli

Asnjë ndërtesë në atë qytet nuk mund të krahasohej me të. Kishin vendosur njerëzit ta ngr nin deri lart, afër resh.

Ata sollën vinça të mëdhenj dhe nisën ta çonin lart kat më kat.

Një ditë prej ditësh, kur punëtorët majë godinës dukeshin fare të vegjël, kaloi mbi ta Reja e Zezë, e ngarkuar plot e përplot me shi.Kur e pa këtë godinë që kishte ngritur kokën aq larg, qeshi me të madhe sa
bubulloi tërë qielli:

- Po ti na qenke një ndërtesë mendjemadhe, oj! – i tha pastaj me një
habi të papërmbajtur.

- Ndërtesa ku punonin punëtorët e dëgjoi me vëmendje dhe ia
ktheu pa u trazuar:

- Unë nuk jam ndërtesë, oj Re e Zezë. Mua më quajnë Rrokaqiell.
Reja e zezë qeshi sërish. U lëkund sa andej e këndej nëpër atë kaltëri të gjerë:
- Ani çka ?! – i tha me të qeshura e me të dridhura, sa gati duke iu derdhur tërë uji që e kishte përpirë. – A nuk e ditke ti se rrufetë që shkrepin nga unë mund të të rrafshojnë për tokë? Sa më shumë që
ngre kokën përpjetë, aq më në rrezik e ke jetën.

Rrokaqielli nuk u brengos as tash. Iu përgjigj me zë të qetë:
- Mua më ngre dora e njeriut, oj Re e Zezë. Ajo është më e fuqishme se ti.
- Ah, dora e njeriut! – u habit Reja e Zezë. Shkreptimat e mia mund ta lënë njeriun edhe pa atë dorë.
Nuk i ditke ti huqet e mia kur gjuaj nga lart?
- Të kam parë disa herë. Megjithatë nuk të frikësohem, oj Re e Zezë. Për mua kujdeset dora e njeriut.
Reja e Zezë u hidhërua.
- Do të më shohësh, pra! Vetëm sa të thërras edhe disa shoqe. Do të shkrepim qindra vetëtima mbi ty!
Rrokaqielli qeshi i qetë dhe tha:
- Mos harro, oj Re e Zezë, dora e njeriut do të vërë mbi mua rrufepritësin.
Kot lavdërohesh dhe kot më kërcënohesh. Me atë rrufepritës unë do të rrëmbej ty e do të të fus në fund të tokës. S' ke ç'më bën, ta dish!

Reja e Zezë murmuriti me hidhërim dhe u nis t'i gjejë shoqet e saja.

Ndërsa rrokaqielli i pa me kënaqësi punëtorët, që e ngrinin dhe e bënin aq madhështor me duart e tyre të fuqishme.

tregim nga Qamil Batalli, Qamil Batalli tregim, veper nga Qamil Batalli, dora e njeriut Qamil Batalli, Qamili
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more