Zogu dhe djali - vjershë nga Naim Frashëri
Një zog të bukur zuri një djalë,
ai po dridhej dhe i thosh ca fjalë:
- Nuk të vjen keq që jam i mitur,
si ti i vogël dhe i parritur?
Jam bir i vetëm, mëma më pret
E kam lënë keq brenda në fole.
Dheu me borë gjithë u mbulua,
edhe s’ka mbetur gjëkund pothuaj!
Më pret imëzë si ty jot ëmë,
Të mos i vete, ç’bëhet prëmë?
Kam dhe unë shpirt e dua të rroj,
të lëviz, të bredh, të loz, të këndoj.
Fjalët e zogut djali i dëgjoi,
qau, e puthi, pastaj e lëshoi...
Lexo edhe:
Një zog të bukur zuri një djalë,
ai po dridhej dhe i thosh ca fjalë:
- Nuk të vjen keq që jam i mitur,
si ti i vogël dhe i parritur?
Jam bir i vetëm, mëma më pret
E kam lënë keq brenda në fole.
Dheu me borë gjithë u mbulua,
edhe s’ka mbetur gjëkund pothuaj!
Më pret imëzë si ty jot ëmë,
Të mos i vete, ç’bëhet prëmë?
Kam dhe unë shpirt e dua të rroj,
të lëviz, të bredh, të loz, të këndoj.
Fjalët e zogut djali i dëgjoi,
qau, e puthi, pastaj e lëshoi...
loading...
Lexo edhe: