Skip to main content

Luli i vocërr -Migjeni



Luli i vocërr -Migjeni



Askush s’e njef Lulin. As shokët e tij, që për para tij lozin, nuk e njofin. Ma mirë me thanë se e njofin, por ata lozin për hesap të vet e Luli i shikon për hesap të vet.

Sot gjithkush ka punët dhe telashet e veta, ashtu edhe fëmijët, ashtu edhe Luli. -More Lul!

Shumë herët ke fillue me shikue punën tande.

Kur Luli hyn n’oborr të shkollës, buza i qeshet nga pak, por askujt as një fjalë s’i thotë.

Ecën ngadalë, tue shikue djathtas e majtas, por gjithnjë tue ecë, deri sa të mrrijë në cak të vet. Aty te dera e rruginës shkollore shumë i pëlqen te qëndrojë.

Aty asht caku i tij, i prarume me rrezet e ngrofta të diellit në këto ditët e vjeshtës.

Mbshtetet Luli për mur, grushtat e vegjël i shtije ndër xhepa, hundën picrrake të kuqun nga i ftohti i mëngjezit ja sjell diellit dhe...shikon. Gjaja që ma tepër ja tërhjek vrejtën janë çizmet, që i kanë të veshun disa shokë të tij.

Sa të bukura janë! Si shkëlqejnë! — mendon Luli dhe pa dashje i shkojnë syt ndër tollumbat e veta, nëpër të cilat shifen mirë të pesë gishtat e kambve të zbathuna. Nga kureshtja i afrohet një shoku që ka çizmet më të reja.

Ulet dhe shef në lustrin e çizmes kambët e veta të zbathuna - aq shumë shkëlqejshin çizmet !!! Mbasi shoku me çizme fluturoi, Luli ngadalë shkoi te caku i vet, në diell, ti ngrofi kambët . - Po kur nuk ka diell, si ja bën i shkreti Lul!

Ndoshta ja bajnë disi hallin apostujt e mëshirës apo të dashunis’...

Ndoshta,ndoshta...

Nga një herë i afrohet mësuesi Lulit. Dhe kur e ka ftyrën e dlirtë dhe pa puça,mësuesi ja ledhaton faqet,gushën,e Luli i afrohet,ja merr dorën, e shikon me sy pllumbi dhe kishte dashtë t’i fali diçka mësuesit.

Por vjollca nuk ka. E Luli i vocër çka mundet t’i fal mësuesit tjetër? Veç në ja faltë tollumbat e veta që kanë hapun gojën si me dashtë me e hangër mësuesin.

Po, po, tollumbat e Lulit të vocër kanë me e hangër mësuesin.


Postime të ngjashme:

Migjeni  Biografia

Bukuria që vret

Studenti në shtëpi

Poema e mjerimit - analiza

Poema e mjerimit - vargjet



Migjeni luli i vocerr, Migjeni luli i voccer, luli Migjeni, Luli i vocerr Migjeni
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more