Romani Kronikë ne gur nga Ismail Kadare

Romani Kronikë ne gur nga Ismail Kadare

romanin ,,Kronikë në gur” (1971), tema e Luftës Nacionalçirimtare është parë nga I. Kadareja në një aspekt tjetër.  

Veprathelb nuk është një roman për luftën, edhe pse ngjarjet që përfshihen nga pikëpamja kohore i përkasin asaj periudhe dhe janë parë në dritën e atyre proceseve e përmbysjeve që solli revolucioni popullor në jetën e shoqerise shqiptare. 

Lexo edhe analizën për romanin: Kështjella

Brendinë ideore të romanit e formon mohimi i botës së vjetër me gjithë amullinë dhe mentalitetin e saj të ndryshkur, i provincializmit në shfaqjet e tij më tipike.  

Imtësitë që krijojnë sfondin historik dhe japin atmosferën e jetës mendore e politike të kohës kur kishte nisur lëvizja çlirimtare antifashiste e masave popullore, e udhëhequr prej komunistëve, çastet dhe episodet e shkëputura nga lufta, pamja e pertëritjes që sjell revolucioni në kontrast me tërë atë botë të mykur dhe të fosilizuar, ndihmojnë të zbulohet në mënyrë me të mprehtë vlera artistike e veprës.
       

Romani është ndërtuar si një këmbim pamjesh e skenash nga jeta e një qyteti, në dukje të palidhura midis tyre. 

Lexo edhe analizën për romanin: Gjenerali i ushtrisë së vdekur

Nga ana e jashtme ato i lidh figura e rrëfimtarit të ngjarjeve, të cilat në përceptimin e heroit, marrin trajta të gjithfarshme dhe shfaqen herë në forma e përpjesëtime hiperbolike, here groteske e herë simbolike. 

Për ngjarjet rrëfehet në mënyrë naive, por pas këtij naiviteti prej fëmije fshihet një ironi therrëse, cka ka përcaktuar edhe disa nga veçorite e stilit të kësaj vepre. 

Dukurite tipike të një mjedisi provincial e të prapambetur, të një jete që vërtitet në një qark thashethemash, paragjykimesh, bestytnish e zakonesh prapanike, janë zmadhuar në lentën e shkrimtarit dhe kanë dalë ne pah me tërë shëmtinë dhe karakterin e tyre regresiv. 

Këtë botë që po jepte shpirt, megjithëse përpëlitej me deshpërim për t’i shpëtuar dënimit të historisë, shkrimtari e ka pasqyruar me ngjyra të gjalla, me anë imtësish që, edhe pse janë marrë nga një realitet konkret, humbasin konkretësinë e tyre të drejtpërdlrejtë dhe fitojnë një kuptim simbolik.

Lexo biografinë e shkrimtarit: Ismail Kadare

Vetë jeta e qytetit ku shkrimtari ka vendosur ngjarjet simbolizon në një kuptim me të gjerë jetën e varfër ne çdo pikëpamje të shoqerisë shqiptare e që u vu në lëvizje dhe e çau guaskën brenda së cilës gjëllinte, vetëm kur komunistët zgjuan masat e përgjumura dhe të drobitura nga zgjedhja shekuuore ekonomike e shpirtërore dhe i drejtuan energjitë e tyre në hullinë e luftës kundër fashizmit dhe kundër gjithë botës së vjetër. 

Dinamizmi i brendshëm i vepres buron prej kësaj ndeshjeje të ashpër midis forcave të errësirës dhe filizave të reja që sapo kanë buluar në jetën e shoqerisë dhe që përfaqësojnë progresin dhe të ardhmen e saj.
 

I. Kadareja nuk pershkruan skena dhe pamje konkrete nga lëvizja antifashiste e masave popullore; ai jep vetëm disa çaste që transmetojnë parandjenjën e përmbysjes së madhe që po afrohej dhe reaksionin e botës së vjetër ndaj kësaj ngjarjeje. 

Nga kjo pikëpamje është kuptimplotë gjesti makabër i shehut, i ciii, kur pa se partizanët po hynin në qytet, nxjerr sytë me gozhdë, duke bërtitur: ,,Nuk dua të shoh komunizmin”. 

Në kontrast me tërbimin e forcave të errësirës, shkrimtari ka dhënë përmes imtësish shprehëse entuziazmin me të cilin i pret populli çlirimtaret. 

Përqasja e diellit dhe e horizontve të hapura me komunizmin i jep romanit një tingull optimist dhe forcon idenë e rolit të madh të revolucionit popullor që e nxori vendin nga errësira mesjetare në udhën e gjerë të socializmit, të progresit dhe të emancipimit të vërtetë.
 


Romani ,,Kronikë në gur” ka një kompozicion origjinal. 

Ai i ngjan një poliedri, çdo faqe e të cilit, si pjesë organike e së tërës, plotëson idenë dhe kuadrin e përgjithshëm të veprës

Forca e fjalës artistike e Ismail Kadaresë, figuracioni i gjallë dhe lakonizmi i shprehjes, spikat dhe në këtë vepër, si tipar i prozës së tij.



Libri i parë i Ismail Kadaresë me poezi 


Nëse doni analiza apo referate të veprave tjera kliko mbi analiza letrare

 referat kronike ne gure, referat per romanin kronike ne gure, kronike ne gur kritike letrare, kritika letrare online, romani kronike ne gure analiza letrare, analiza e romanit kronike ne gure, kronika ne gure analize e romanit, referat online per kronike ne gure, romani i ismail kadares kronike ne gure, referat per romanin e ismail kadares kronike ne gure,
       
   
  •