Skip to main content

Kështjella Ismail Kadare - (Analiza)

Romani ''Kështjella'' nga ''Ismail Kadare'' -  kritike letrare apo referat

Romani ''Kështjella''

Romani ''Kështjella'' , i botuar me 1970, është ndër veprat e para të  ''Ismail Kadaresë'' , me të cilën, sikurse edhe me “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”, i ikën në mënyrë mjeshtërore skematizmit që e impononte metoda e realizmit socialist, duke krijuar kështu një vepër, e cila, edhe si përmbajtje, edhe si strukturë, qysh atëherë qëndron përkrah vlerave letrare të popujve të shteteve me  ''demokraci'' të zhvilluara. Temën për këtë vepër autori e merr nga e kaluara historike popullit tonë, nga periudha e Skenderbeut. Si i këtillë, ai është roman historik, pasqyron rrethimin e Kështjellës së Krujës nga ushtria osmane dhe rezistencën e kështjellarëve ndaj ketyre pushtuesve.
Shih edhe ''Gjenerali i ushtrisë së vdekur''

Romani  ''Keshtjella'' fillon me vendosjen e trupave osmane përreth keshtjellës. Hapësira aty shndërrohet në një kamp me plot tenda, reparte e pajisje të  tjera ushtarake. Ushtria, e udhëhequr nga kryekomandanti Turgut Pashai, në fillim bën përpjekje t’i bindë kështjellarët të dorëzoheshin. Mirëpo, meqë kjo përpjekje dështon, në Këshillin e saj të luftës kjo ushtri bën organizimin dhe  planet që qëllimin ta arrijë me luftë.
 Shih edhe'' Kronikë në gur''

Sulmet e saj vazhdimisht hasin në rezictencën e  madhe të kështjellarëve.Përveç të tjerash, ata mbrohen edhe me rrëshirë të valë të  cilën ua hedhin ushtarëve turq, nga të cilët me mijëra mbesin të vrarë.Që  në sulmin e parë verbohet poeti Sadedin, i cili  kishte marrë përsipër ta përjetësojë në vargje ekspeditën turke. Të pasuksesshme dolën planet e shumta, bisedat e pafund në Këshillin e luftës, konsultimet e njerëzve të  ditur si oficerë ushtarakë, astrologë, mjekë (Sin Selimi) e të tjerë. 

Nuk bëjnë punë as operacionet ndëshkimore për plaçkitjen e për djegien e fshatrave, as hapja e gërmojës që në ''Kështjellë'' të hyhej nga poshtë,  si gjarpri. Pikërisht kur gërmoja arrin nën kështjellë, kështjellarët e rrënojnë atë  duke varrosur aty përnjeherësh shumë xhenierë që kishin punuar për hapjen e saj. Nuk ndihmon madje as gjuajtja me topin shkatërrues, sepse edhe ai, në vend se të godasë keshtjellën, bie në turmën e jeniçerëve. Për këtë arsye shpallet se topi është “me xhinde”, kurse ndihmësin e kryemekanikut, Saruxhait, e ekzekutojnë. Për pushtimin e kështjellës nuk bën punë as plani tjetër i Këshillit të  luftës që të pengohet shtimi natyror i shqiptarëve, as përpjekja që qëllimi i tyre të arrihet nëpërmjet luftës biologjike -  hedhjes së minjve të ngordhur në puset e ujit. Kështjellarët ishin vazhdimisht zgjuar. Përcillnin çdo hap që ndërmerrte armiku dhe ndaj çdo mase të  tij organizonin mbrojtjen. Kur turqit zbulojnë ujësjellësin dhe ndalin ujin e pijes, kështjellarët shfrytëzojnë puset rezervë që të mos vdesin nga etja; kur ushtarët turq hedhin minj të  ngordhur në puse, kështjellarët gjejnë puse të tjera rezervë.

Shih edhe ''Ismail Kadare''

Ushtareve turq ua fuste frikën sidomos lufta që Skënderbeu e zhvillonte natën. Në një rast të  tillë atyre u bëhet bira e miut treqind groshe, siç thuhet në popull. Në një vrimë të tillë, madje, ishte mbyllur edhe kronikani Mevla Çelebiu, i cili  ishte aty për të  shkruar rrjedhën e zhvillimit të  ekspeditave të  ushtrisë turke. Në sulmin e fundit planifikohet të marrin pjesë drejtpërdrejt edhe të gjithë anëtarët e Këshillit të luftës, si edhe vetë Tursun Pashai, të cilit, kur ngre dorën për të sulmuar, i shkëlqen si rrufeja myhyri në diell. Kështu edhe sulmi i tij, që vjen si masë e fundit e ushtrisë së tij, del i pasukses.
 

Ndërkohë fillon vjeshta me shira. Në këto kushte pushojnë ekspeditat turke. Në një disponim të tillë të rëndë, pikërisht si dita e vjeshtës me shira e mjegulla, Tursun Pashai, i zhgënjyer dhe i thyer shpirtërisht, pi helmin dhe vdes. Ai vdes me emrin e ''Skenderbeut'' ne gojë, të cilit ia kishte aq shume frikën. Në këtë mënyrë merr fund edhe ekspedita e tmerrshme, por edhe jeta dhe karriera e një kryekomandanti të tmerrshëm. Ushtria osmane tërhiqet.




Shih edhe: Analiza Letrare
Ky është  në të vërtetë subjekti i romanit, i cili sidomos për kohën kur u shkrua, por edhe gjithnjë, paraqet një risi sa i përket strukturës së shkrimit, por edhe mënyrës së trajtimit të temës së romanit ''Kështjella''.Në qendër te përmbajtjes së romanit  ''Keshtjella'' është jeta, organizimi, planifikimi dhe realizimi i sulmeve që planifikonte ushtria otomane. Qëndresa dhe lufta e shqiptarëve për mbrojtjen e Kështjellës jepet fare natyrshëm, në  një sfond tjetër, si në rrëfim evokues, pa hiperbolizime e ekzagjerime të betejave dhe të heronjve të tyre.Fare natyrshëm, por me një përshkrim mjeshtëror artistik paraqitet edhe ushtria pushtuese me ushtaret, oficerët e kuadrot e tjera të saj, bota e tyre, psikologjia e personazheve, përshkrimi i zakoneve dhe sjelljeve të tyre.

Në këtë roman të quajtur ''Kështjella'' autori ka vënë në spikamë tri momente apo fakte të rëndësishme historike: e para, kur turqit vijnë në Shqipëri, hasin në një popullsi të krishterë; e dyta, që me ngulmimin e tyre aty ata shfaqin haptas qëllimin për islamizimin e popullsisë dhe, e treta, kur tërhiqen nga Shqipëria janë të vetëdijshëm se prapa kanë lënë Evropën. Autori nëpërmjet së kaluarës flet për të tashmen dhe të ardhmen e popullit shpiptar: vendi i tij është midis qytetërimit perendimor.

Romani “Kështjella” është shkruar nga dy këndvrojtime narrative (rrëfimtarë): njëri, në veten e  parë, që flet për përjetimet brenda kështjellës, si kronikan i jetës në kështjellë, dhe tjetri, ne vetën e tretë, që është kryesori, rrëfimi për jetën dhe veprimet e ushtareve turq. 



Postime të ngjashme:

''Ismail Kadare''  Biografia
''Gjuha shqipe -Ismail Kadare''

''Libri i parë i Ismail Kadaresë me poezi''

Romani Kështjella, referat keshtjella, analiza e romani
 keshtjella, kritika letrare e romanit keshtjella, kritike letrare per romanin keshtjella, referate per romanin keshtjella, analize letrare e romanit keshtjella, romani keshtjella vleresimi, keshtjella analize, ismail kadare keshtjella analize, romani nga ismail kadare keshtjella analiza, ismail kadare keshtjella, vleresim per romanin keshtjella, referat per keshtjellen, romane shqipe, kritika letrare, analiza letrare, punime letrare, analize per romanet e ismail kadares, Romani “Kështjella’',  Ismail Kadare,“Gjenerali i ushtrisë së vdekur skematizmi realizmi socialist, vlerat letrare, demokraci të zhvilluara e kaluara historike popullit tonë periudha e Skenderbeut, roman historik, rrethimi i Kështjellës së Krujës, ushtria osmane trupat osmane, pajisje  ushtarake. Ushtria,  kryekomandanti Turgut rrëshirë të vale, ushtarët turq,  poeti Sadedin ekspedita turke Këshilli i luftës, konsultimet oficerë ushtarakë, astrologë, mjekë, Sin Selimi, operacionet ndëshkimore, gjarpri,xhenierë,topi shkatërrues, turma e jeniçerëve topi “me xhinde,  kryemekaniku Saruxhai. luftabiologjike hedhjes eminjve të ngordhur në puset e ujit, Armiku, ujësjellësin, uji i pijes, puset reserve, Skënderbeu bira e miut treqind kronikan Mevla Çelebiu, Tursun Pashai, vjeshta me shira subjekti i romanit  jeta, organizimi, planifikimi,  realizimi, Qëndresa lufta e shqiptarëve pa hiperbolizime ekzagjerime psikologjia e personazheve, përshkrimi i zakoneve, sjelljeve të tyre qytetërimi  perendimor
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more